Lajmet

Instapaper për iOS shton disa opsione të reja

Publikuar , 25 Shtator 2013
0
Instapaper për iOS shton disa opsione të reja

InstapaperPërditësimi më i fundit i Instapaper për iOS sjell përshtatjen e këtij aplikacioni me sistemin iOS 7, po ashtu vjen me disa veçori shtesë si radhitja, mbështetja për video dhe shumë të tjera.

Veçoria më e madhe e re në Instapaper është opsioni i ri për filtrim dhe radhitje. Ju tani mund të radhisni artikujt në bazë të kohës së leximit, në mënyrë kronologjike, popullaritetit dhe mundësi të tjera për radhitje.

Të gjitha opsionet mund të jenë të dobishme, posaçërisht veçoria për radhitje në bazë të kohës së leximit.

Ky version i Instapaper shton mbështetje edhe për lëshim të videove, si dhe disa përmirësime në funksionim dhe dizajn. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung finalizon panelin fleksibël OLED për telefonët inteligjentë

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>