Blog

Instituti Shqiptar i Medias dhe 70 grupe ndërkombëtare të drejtave të njeriut letër të hapur Mark Zuckerberg

Publikuar , 14 Nëntor 2018
0
Letra e hapur në drejtim të Zuckerberg kërkon vendosjen e standardeve të pranueshme ku çdo përdorues mund të kërkojë lehtë dhe thjeshtë apelimin e moderimit të përmbajtjeve. Instituti Shqiptar i Medias dhe 70 grupe ndërkombëtare të drejtave të njeriut letër të hapur Mark Zuckerberg

Mese 70 grupe grupe të të drejtave të njeriut përfshirë edhe një nga Shqipëria kërkuan ditën e Marte nga Mark Zuckerberg në një letër të hapur më shumë transparencë dhe llogaridhënie në procesin e heqjes së përmbajtjeve në rrjetin social Facebook.

Një prej nënshkruesve të kësaj letre të hapur është edhe Instituti Shqiptar i Medias – Albanian Media Institute. Specifikisht grupet kërkojnë që Facebook të qartësojë sesa përmbajtje heq, në mënyrë të drejtë apo gabimisht si dhe u ofrojë mbarë përdoruesve një mekanizëm për të apeluar heqjet e përmbajtjeve dhe rikthyer ato nëse është e mundur.

Themeluar në 1995, Instituti Shqiptar i Medias është një prej aktorëve kryesorë të shoqërisë civile në Shqipëri dhe një prej institucioneve trajnuese me më rëndësi në Ballkan në fushën e gazetarisë.

Nën presion gjatë gjithë vitit, Facebook jo rrallë herë ka hequr përmbajtje të cilat me të vërtetë kanë qenë problematike, por pa transparencë në këtë proces.

Ka pasur raste gjithashtu kur nga kjo fushatë zëra të cilët duhet të dëgjohen janë heshtur gabimisht.

Politikanë, njerëz me famë, grupet të profilit të lartë kanë arritur të rikthejnë përmbajtjet e tyre të fshira gabimisht, po njerëzit e zakonshëm?

Facebook lejon apelimin e vendimeve që merr vetëm në disa kushte të caktuara dhe në shumicën e rasteve pjesa më e madhe e përdoruesve nuk e kanë këtë luks.

Letra e hapur në drejtim të Zuckerberg kërkon vendosjen e standardeve të pranueshme ku çdo përdorues mund të kërkojë lehtë dhe thjeshtë apelimin e moderimit të përmbajtjeve.

Letra është nënshkruar nga mese 70 grupe për të drejtat civile, dixhitale, liritë individuale, shoqërinë civile dhe gazetarinë nga Amerika e Jugut, Evropa, Lindja e Mesme, Azia, Afrika dhe SHBA-të.

LEXO EDHE:  Facebook: Miliona fjalëkalime të Instagram janë ruajtur në format të lexueshëm

Përveç implementimit të standardeve, grupet kërkojnë nga Zuckerberg publikimin e raporteve të transparencës sipas standardeve komunitare ku të përfshihen informacione për llojin e përmbajtjes së ndaluar, veprimet e ndërmarra për moderimin e saj dhe numrin e apelimeve.

Ata kërkojnë implementimin e Principeve Stanta Clara për transparencën dhe llogaridhënien në moderimin e përmbajtjeve. /PCWorld Albanian

Lista e grupeve të nënshkruara:

Fundación Ciudadano Inteligente
7amleh – Arab Center for Social Media Advancement
Access Now
ACLU Foundation of Northern California
Adil Soz – International Foundation for Protection of Freedom of Speech
Africa Freedom of Information Centre (AFIC)
Albanian Media Institute
American Civil Liberties Union
Americans for Democracy & Human Rights in Bahrain (ADHRB)
Arab Digital Expression Foundation
Artículo 12
Asociación Mundial de Radios Comunitarias América Latina y el Caribe (AMARC ALC)
Association for Progressive Communications
Brennan Center for Justice at NYU School of Law
Bytes for All (B4A)
CAIR San Francisco Bay Area
CALAM
Cartoonists Rights Network International (CRNI)
Cedar Rapids, Iowa Collaborators
Center for Independent Journalism – Romania
Center for Media Studies & Peace Building (CEMESP)
Child Rights International Network (CRIN)
Committee to Protect Journalists (CPJ)
Digital Rights Foundation
EFF Austin
El Instituto Panameño de Derecho y Nuevas Tecnologías (IPANDETEC)
Electronic Frontier Finland
Elektronisk Forpost Norge
Foro de Periodismo Argentino
Foundation for Press Freedom – FLIP
Freedom Forum
Fundación Acceso
Fundación Ciudadano Inteligente
Fundación Datos Protegidos
Fundación Internet Bolivia.org
Fundación Vía Libre
Fundamedios – Andean Foundation for Media Observation and Study
Garoa Hacker Club
Gulf Center for Human Rights
HERMES Center for Transparency and Digital Human Rights
Hiperderecho
Homo Digitalis
Human Rights Watch
Idec – Brazilian Institute of Consumer Defense
Independent Journalism Center (IJC)
Index on Censorship
Initiative for Freedom of Expression – Turkey
Instituto Nupef
International Press Centre (IPC)
Internet without borders
La Asociación para una Ciudadanía Participativa ACI Participa
MARCH
May First/People Link
Media Institute of Southern Africa (MISA)
Media Rights Agenda (MRA)
Mediacentar Sarajevo
New America’s Open Technology Institute
NYC Privacy
Open MIC (Open Media and Information Companies Initiative)
OpenMedia
Pacific Islands News Association (PINA)
Panoptykon Foundation
PEN America
PEN Canada
Peninsula Peace and Justice Center
Portland TA3M
Privacy Watch
Raging Grannies
ReThink LinkNYC
Rhode Island Rights
SFLC.in
SHARE Foundation
SMEX
South East Europe Media Organisation
Southeast Asian Press Alliance (SEAPA)
SumOfUs
Syrian Archive
Syrian Center for Media and Freedom of Expression (SCM)
t4tech
Techactivist.org
The Association for Freedom of Thought and Expression
Viet Tan
Vigilance for Democracy and the Civic State
Visualizing Impact
Witness

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Instagram mund të raportojnë fotot të cilat mendojnë se janë të rreme

https://santaclaraprinciples.org/open-letter/

Lajmet e fundit>