Lajmet

Intel Atom kthehet në një System-on-chip.

Publikuar , 26 Shtator 2009
0
Intel Atom kthehet në një System-on-chip.

Intel Ka prezantuar procesorin Atom CE4100, njohur më parë me emrin e koduar Sodaville. Më shumë se një procesor i zakonshëm x86, CE4100 është një SOC (System on Chip) i vërtetë, i cili integron jë një copë të vetëm silikoni jo vetëm një CPU, por dhe një procesor grafik, një kontroller video, një linjë transferimi të të dhënave, procesor të posaçëm për sigurinë dhe enkriptimin dhe një logjikë të përgjithshme ndërlidhëse e cila mbështet ndër të tjera SATA300 the USB 2.0.
“Rrjetet tradicionale të transmetimit janë duke u shndërruar shpejt nga një model linear në një model shumëplanësh të optimizuar për internet për ti ofruar konsumatorit përmbajtje digitale e cila komplementon atë të televizionit, siç janë rrjetet sociale, lojrat 3D dhe videot” Tha Eric Kim, zv. prezident dhe manaxher i pergjithshem i Intel Digital Home Group. “Në qendër të evolucionit të TV-së do jetë procesori mediatik CE4100, një arkitekturë e re e cila përmbush kërkesat kritike për pajisjet CE.”

LEXO EDHE:  Njeriu më i pasur në botë humbi 7 miliardë dollarë në pak orë

Lajmet e fundit>