Biznes

Intel bëhet kompania e radhës që bojkoton Rusinë

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Prill 2022
“Intel do ti bashkohet komunitetit global për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës duke bërë thirrje të fortë për rikthim të paqes,” tha kompania. Intel bëhet kompania e radhës që bojkoton Rusinë

Prodhuesi Amerikan i çipeve Intel tha ditën e Marte se kishte ndaluar operacionet e biznesit në Rusi duke ju bashkuar dhjetëra kompanive të tjera që largohen nga vendi pas pushtimit të Ukrainës.

Kompania, e cila muajin e kaluar tha se kishte ndaluar dërgesat tek konsumatorët në Rusi dhe Bjellorusi, tha se kishte aplikuar masa në mënyrë që operacionet e saj globale të mos ndikoheshin prej këtij vendimi.

“Intel do ti bashkohet komunitetit global për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës duke bërë thirrje të fortë për rikthim të paqes,” tha kompania.

Edhe IMB ka ndaluar dërgesat në Rusi. Serverët prej IBM, Dell dhe HP dominojnë tregun Rus ku kompani dhe agjenci shtetërore Ruse mbështeten në teknologjinë e zhvilluar nga perëndimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Si ndikoi fikja e internetit në Kazakistan tek Bitcoin

Tags >

intel