Harduer

Intel cakton fond për të përshpejtuar inovacionin e pajisjeve të zgjuara në Kinë

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Intel cakton fond për të përshpejtuar inovacionin e pajisjeve të zgjuara në Kinë

intel-quark-socIntel ka vendosur të caktojë një fond prej 100 milion dollarësh në Kinë për të përshpejtuar inovacionin e pajisjeve të zgjuara dhe në përpjekje për të nxitur zhvillimin e produkteve të reja që të përdorin procesorët Intel. Ky lajm ka ardhur në Intel Developer Forum (Forumi i Zhvilluesve të Intel) në Shenzen të mërkurën gjatë fjalimit të shefit ekzekutiv, Brian Krzanich. Ai lajmëroi krijimin e një Qendre të Inovacionit të Pajisjeve të Zgjuara në Intel dhe që do të ofrohen 100 milion dollarë si fond.

Qëllimi për këtë është për të bashkëpunuar me kompani lokale për zhvillimin e inovacionit, normalisht duke përdorur teknologjitë e Intel. Me anë të fondit, Intel shpreson se do të tërheqë kompanitë kineze në fushën e prodhimit të pajisjeve hibride 2 në 1 (tablet dhe laptop), tabletave, smartfonëve, pajisjeve që vishen, etj. Në lidhje me këtë, kjo qendër pritet të zgjerojë punën e Intel përtej tabletëve dhe t’u sigurojë prodhuesve lokalë mjete më të mira për ta pasur punën më të lehtë.

Ky fond jepet në vazhdën e suksesshme të financimit t ë kompanive nga Kina. Që nga vitit 1998, Intel ka investuar mbi 670 milion dollarë në 110 kompani në Kinë. Ndër të tjera, CEO e shprehu optimizmin e tij me këto fjalë: “Ekosistemi teknologjik në Kinë do të jetë instrumental në transformimin e kompjuterizimit”. Ai gjithashtu diskutoi për produkte të reja, përfshirë Intel Edison, një platformë që e bën më të lehtë për sipërmarrësit të fillojnë të punojnë me pajisje që vishen e që janë me procesor Intel. Gjithashtu në forum u prezantua për herë të parë edhe SoFIA, një çip me çmim të ulët për smartfonë të lirë që do të ndërtohet në një fabrikë jashtë kompanisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Intel prezanton modemin e ri 5G me shpejtësi deri në 6Gbps

Tags >

intel
Lajmet e fundit>