Lajmet

Intel do të bashkëpunojë me Luxottica për të sjellë të ardhmen e syzeve inteligjente

Publikuar , 04 Dhjetor 2014
0
Intel do të bashkëpunojë me Luxottica për të sjellë të ardhmen e syzeve inteligjente

Në këtë pikë është tepër e qartë që Intel po kërkon të dominojë në biznesin e pajisjeve inteligjente që vendosen në fytyrë. Para pak ditësh u mor vesh se kjo kompani do të ndërtojë çipet për versionin e ardhshëm të Google Glass. Ndërsa së fundmi Intel ka deklaruar për një marrëveshje me Luxxottica Group që njihet si prodhuesi i aksesorëve për sy të markave më të famshme në botë si Armani, Persol, Oakley etj. google-glass-girl-model-hd-wallpaper

Në kuadër të kësaj marrëveshje disavjeçare, të dy kompanitë do të përfshihen në një fushatë të gjatë kërkimesh e zhvillimesh po do të rezultojnë në produkte inteligjente “të së ardhmes”. Detajet e publikuara të kësaj marrëveshje janë të pakta për momentin. Ajo që dihet është se të dyja kompanitë pretendojnë që produktin e parë të tyre ta sjellin në 2015. Intel padyshim po bën përpjekje për të qenë lider në hapësirën e pajisjeve inteligjente që vishen, të njëjtën gjë që bëri dhe në tregun e çipeve për smartfonë.  Deri më tani syzet inteligjente nuk kanë shkaktuar një efekt shumë të madh në publikun e gjerë, por pritet që Intel ta ndryshojë këtë gjë. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Intel prezantoi procesorët 10nm Ice Lake

Lajmet e fundit>