Harduer

Intel do të lansojë procesor të rinj për laptop ultra të hollë

Publikuar , 10 Maj 2010
0
Intel do të lansojë procesor të rinj për laptop ultra të hollë

Këta procesorë do të kenë sis synim laptopët e stilit të ri që janë po aq portabil sa laptopët por më të fuqishëm për detyra të shumta dhe me ekrane më të mëdha. Laptopët ultra të hollë kanë një çmim normal mes 400 dhe 800 dollarë.

Çipat e ri të Intel pritet që të paraqiten gjatë këtij çereku, duke arritur me laptopët që do të paraqiten gjatë çerekut të dytë të këtij viti. Sipas Intel, procesorët e rinj do të jenë paksa më të lehtë në konsumim të energjisë sesa voltazha standarde e core i3 dhe core i5, por do të jenë më të shpejtë sesa bashkësia e tanishme e procesorëve Atom.

Procesorët e rinj janë ndërtuar duke ndorur procesin më të fundit 32 nanometër të prodhimit. Në procesor gjenden të integruar edhe procesori CPU edhe ai grafik, pra të dyja në një çip të vetëm.

LEXO EDHE:  Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 gënjehet nga një printim 3D i shenjës së gishtit

Lajmet e fundit>