Harduer

Intel do të shpalos procesorin Atom N470

Publikuar , 26 Shkurt 2010
0
Intel do të shpalos procesorin Atom N470

Çipat Atom vendosen në produkte të vogla me kosto të ulët të quajtur netbook dhe të cilët janë dizajnuar për të hulumtuar uebin dhe për të lëshuar aplikacione të produktivitetit. Çipi N470 do të punojë me shpejtësinë 1.83 GHz, duke e bërë kështu çipin më të shpejtë të Intel deri më sot.

Procesori i ri bazohet në një gjeneratë të dytë të arkitekturës së çipi Atom, të cilin Intel e ka paraqitur në dhjetor. Sistemet e bazuara në N470 do të duhej të fillojnë shitjen gjatë javës së ardhshme, theksoi një burim i afërt me planet e Intel.

Disa prodhues të PC-ve kanë shfaqur produktet e tyre netbook me CPU N470 në CES 2010, më herët gjatë këtij viti në Las Vegas, por zyrtarisht nuk ka asgjë ende në  treg.

Arkitektura e këtyre procesorëve integron një procesor grafik dhe një kontrollues të memories brenda çipit Atom, që lejon sisteme më të shpejta dhe performancë grafike më të mirë sesa paraardhësi i tij N450. Intel ka deklaruar se procesori i integruar grafik mund të lëshoj me lehtësi video HD 720p.

Çipat Atom gjithashtu janë edhe më efikas për sa i përket energjisë, gjë që mund të rris jetëgjatësinë e baterive tek disa netbook.

LEXO EDHE:  Apple ka planifikuar një pajisje të realitetit të shtuar në 2020

Lajmet e fundit>