Harduer

Intel do të sjellë kamerat 3D në tablet dhe laptop

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
Intel do të sjellë kamerat 3D në tablet dhe laptop

Harrojini pajisjet e zakonshme 2D. Në një të ardhme të afërt kamerat e integruara në laptopë dhe tabletë do të jenë mjete të fuqishme tre dimensionale, të cilat do të dallojnë lëvizjet, do të njohin mimikën e njeriut madje edhe do të arrijnë të monitorojnë zakonet e leximit të fëmijëve, sipas Intel-it.

Kompania po zhvillon një kamer me sensorë të përparuar, e cila është në fakt një model më i avancuar i një kamere 3D që arrin të depërtojë në brendësi të imazheve për të krijuar ‘’një urë lidhëse mes botës reale dhe asaj virtuale,’’ u shpreh Intel.

Zgjerimet që i janë bërë teknologjisë së kësaj kamere do të bëjnë që kompjuteri të arrijë ta kuptojë më mirë njeriun, të sjellë nivele të reja interaktiviteti në lojërat 3D si dhe t’i shndërrojë konferencat në ueb në argëtuese duke hequr sfondin e shtuar një ekran jeshil.

“Teknologjitë dhe algoritmet që arrijnë të kuptojnë nëse jeni të lumtur apo jo janë gati, megjithatë po punohet ende për t’i rafinuar më tej. Sapo të finalizohen, do të keni mundësi t’i shihni.”

Këto lloj kamerash do të integrohen nëpër laptopë dhe ultrabook-ë në gjysmën e dytë të vitit 2014-të. Fillimisht teknologjia do të shfaqet në kamerat e jashtme si Senz3D webcam, e cila është zhvilluar në bashkëpunim nga Intel dhe Logitech. Më pas këto lloj kamerash do të përdoren edhe në tabletë dhe smartfonë.

Kamera do të arrijë të identifikojë karakteristikat, konturet dhe formën e objekteve. Për shembull, ajo do të mund të dallojë distancën, madhësinë, thellësinë, ngjyrën, cepat si dhe parametra të tjera. Në këtë mënyrë kemi edhe një përfitim tjetër: printimi 3D. Duke kopjuar objektet do të jemi në gjendje t’i shumojmë ato. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një problem sigurie i procesorëve Intel vë në rrezik performancën e kompjuterëve

kamer 3d

Lajmet e fundit>