Analiza

Intel është rikthyer dhe AMD nuk ka një përgjigje

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Nëntor 2021
Sesi Intel do të ruajë këtë ritëm performance mbeten për tu parë. AMD pritet të lançojë gjeneratën e re Ryzen 6000 në fillim të vitit të ardhshëm së bashku me arkitekturën Zen4. Intel është rikthyer dhe AMD nuk ka një përgjigje

Vitet e fundit konkurrenca e egër nga AMD ka vendosur Intel në pozita të vështira. Procesorët AMD Ryzen Zen3 morën kurorën e performancës nga Intel në gaming vitin e kaluar dhe përgjigja e këtij të fundit me gjeneratën e 11-të Core i9-11900K nuk mjaftoi.

Edhe pse u rrit performanca, diferena me AMD Ryzen 9 5950X ishte e dukshme dhe jo vetëm por edhe konsum energjie.

Gjenerata e 12 e procesorëve Intel ka mbërritur dhe flasghipi Core i9-12900K sjell një epokë të re. E quajmë kështu sepse procesorët e rinj x86 të Intel kanë një dizajn të ngjashëm me ato ARM me bërthama performance dhe efikasiteti.

Kështu Windows mund të ngarkojë detyrat e lehta bërthamave të efikasiteti dhe detyrat e vështira bërthamave të performancës. Intel thotë se i9-12900K është procesori më i mirë gaming në botë me 19% rritje krahasuar me gjeneratën e kaluar.

Gjenerata Alder Lake mbështetet fuqishëm në Windows 11. Microsoft ka optimizuar procesorët për sistemin e ri operativ me teknologjinë Thread Director e cila menaxhon më mirë bërthama procesorike.

Intel premton performancë më të lartë me Windows 11, por çfarë do të thotë kjo në realitet? Jo shumë. Sipas testimeve paraprake diferenca në performancë mes Windows 10 dhe Windows 11 është e papërfillshme.

Core i9-12900K ka 16 bërthama por jo ato që jeni mësuar. Intel ka ndarë 8 bërthama performance P dhe tetë bërthama efikase E. Bërthamat e performancës janë të ngjashme me bërthamat e vjetra ndërsa ato efikase janë më shumë të ngjashme me Intel Atom. Frekuenca shkon deri në 5.2Ghz me Intel Turbo Max 3.0 dhe 24 threads vinë 2 për bërthamat P dhe 1 për bërthamat E.

Për herë të parë Intel ka sjellë mbështetje për memorien DDR5 dhe PCIe 5.0. Me pak fjalë duhet të blini një pllakë amë të re për procesorët e gjeneratës së 12 ndërsa kompania ka kaluar në foletë LGA 1700 dhe çipet Z690.

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj Intel sjellin frekuenca 5G tek laptopët e hollë

Madje mund tu duhet edhe një ftohës i ri me këmbë të përditësuara sepse 12900K ka përmasa më të mëdha se 11900K.

Memoria RAM DDR5 do të nisë një epokë të re performance. Procesorët Alder Lake përfshijnë teknologjinë Dynamic Memory Boost, ku një kompjuter desktop mund të kalojë në konfigurime më të shpejta për performancë dhe konfigurime më të ngadalta për efikasitet.

Është i aktivizuar në BIOS e megjithatë nuk është e thënë të keni DDR5 për këtë funksion, një lajm i mirë sepse memoria e re do të jetë e kushtueshme për ca kohë. Pllakat amë Z690 mbështetin DDR4.

Siç thamë diferencat në performancë mes Windows 10 dhe Windows 11 thuajse nuk bien në sy me përjashtim të disa aplikacioneve si Photoshop dhe Premiere Pro që favorizohen në Windows 11.

Në gaming, fps nuk kanë ndryshuar aspak. Por si krahasohet me AMD? Core i9-12900K sjell performancë të shtuar në testimet me shumë bërthama si GeekBench 5 apo Cinebench R23.

Në GeekBench 5 12900K ishte 12% më i shpejtë në testimin me një bërthamë dhe 137% më i shpejtë në testimet me shumë bërthama. Në Cinebench R23 12900K mposhtë Ryzen 9 5950X.

Në të gjitha testimet e Eurogamer, 12900K dominon Ryzen 5950X. Por në fuqinë maksimale, 12900K konsumon 240 vat energji krahasuar me 120-vat të 5950X.

Është dashur më shumë se një vit që Intel ti përgjigjet procesorit Ryzen 9 5950X prej 799 dollarësh me një procesor 589 dollarësh që jo vetëm e konkurron por edhe dominon.

Sesi Intel do të ruajë këtë ritëm performance mbeten për tu parë. AMD pritet të lançojë gjeneratën e re Ryzen 6000 në fillim të vitit të ardhshëm së bashku me arkitekturën Zen4.

LEXO EDHE:  Instalimi i Windows 11, AMD dhe Microsoft paralajmërojnë përdoruesit e kompjuterëve me procesor Ryzen

Ajo që nuk e vëmë në dyshim është rikthimi i Intel. /PCWorld Albanian