Biznes

Intel gjobitet me 2.18 miliardë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Mars 2021
Intel thotë se kjo kompani nuk ka asnjë produkt dhe i vetmi burim të ardhurash për ta është padia në gjykatë. Intel gjobitet me 2.18 miliardë dollarë

Intel duhet të paguajë 2.18 miliardë dollarë gjobë pasi humbi një betejë gjyqësore rreth patentave mese 20 vjeçare. Një gjykatës tha se Intel kishte shkelur patentat në lidhje me frekuencat dhe voltazhin e procesorëve të cilat ishin në pronësi të një kompanie quajtur VLSI LLC.

“Intel nuk e pranon në asnjë mënyrë vendimin e gjykatës sot,” tha kompania në një deklaratë për Bloomerg. “Do të apelojmë dhe jemi të bindur që do të triumfojmë.”

Patentat të cilat datojnë rreth viteve 2010 dhe 2012 kanë ndryshuar pronësi disa herë përgjatë viteve. Në fillim i përkisnin FreeScale Semiconductor dhe SigmaTel, ndërsa i pari bleu këtë të fundit.

Por në 2015-ën NXP Semiconductors blenë FreeScale. Megjithatë ishte VLSI kompania e themeluar në 1979 dhe partnerët investuar të parë në ARM Ltd. U ble nga Philips në 1999 për 1 miliardë dollarë dhe pjesë të kompanisë kanë mbijetuar nga shitja e fundit e Philips prej NXP.

Por katër vite më parë VLSI rimori nën kontroll dy patentat. Intel thotë se kjo kompani nuk ka asnjë produkt dhe i vetmi burim të ardhurash për ta është padia në gjykatë. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  OneDrive pajiset me mjetet për modifikimin e fotove

Tags >

intelNXP