Harduer

Intel hyn në botën e kriptomonedhave me një çip të dedikuar për Bitcoin mining

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Janar 2022
Normalisht kur shfaqet patenta duhen disa vite derisa produkti të materializohet. Pikërisht më 29 Dhjetor 2021 kur ekzekutivi i Intel Raja Koduri konfirmoi planet. Intel hyn në botën e kriptomonedhave me një çip të dedikuar për Bitcoin mining

Lideri i industrisë së procesorëve, Intel, është pranë hyrjes në tregun e gërmuesve ASIC të bitcoin duke konkurruar me rivalë si Bitmain dhe Cannaan.

Gjiganti i prodhimit të çipeve do të prezantojë një çip të ri “Bonanza Mine” në një konferencë që do të mbahet në ditët në vijim duke sjellë çipe të voltazhit shumë të ulët me efikasitet të lartë për gërmimin e bitcoin.

Në Dhjetor një drejtues i lartë i kompanisë ishte shprehur si Intel po punonte në një çip të dedikuar për gërmimin e kriptomonedhave dhe se grafikat e Intel nuk janë ndërtuar për këtë qëllim.

Zakonisht bitcoin gërmohet me ASIC, procesorë të specializuar për të ekzekutuar procese të rënda. Pikërisht për këtë qëllim ato favorizojnë efikasitetin dhe performancën krahasuar me çipet komplekse si CPU apo GPU.

Pjesa më e madhe e gërmimit të bitcoin bëhet me ASIC. Sinjali i parë i interesit të Intel në harduerët e gërmimit të kriptomonedhave erdhi në 2018-ën ku aplikoi për një patentë për një sistem përpunimi informacion përshtatur për SHA-256.

Normalisht kur shfaqet patenta duhen disa vite derisa produkti të materializohet. Pikërisht më 29 Dhjetor 2021 kur ekzekutivi i Intel Raja Koduri konfirmoi planet.

Konferenca ISSCC do të mbahet më 23 Shkurt kur presim edhe zbulimin të çipit Bonanza. Nisur nga eksperienca e gjerë që Intel ka në industri, presim që në harduerin e bitcoin të jetë po aq konkurrues.

Prodhuesit si Bitmain tarifojnë lart çipet e tyre, kjo sepse duhet të mbështeten tek prodhues të palëve të treta për ndërtimin e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave, 600 milionë dollarë humbin