Softuer

Intel ka bashkëpunuar me Google për Chrome OS

Publikuar , 14 Korrik 2009
0
Intel ka bashkëpunuar me Google për Chrome OS

Në tentim për t’iu përgjigjur e-maileve të shumta që kanë të bëjnë me këtë temë, zëvendës presidenti i Menaxhmentit të Produkteve, Sundar Pichai postoi një lajm përcjellës në blogun zyrtar të Chrome. Postimi në fjalë nuk thotë shumë, por së paku konfirmon se Chrome OS, ashtu sikurse çdo produkt nga Google, do të jetë tërësisht pa pagesë. Pichai gjithashtu detajoi edhe partnerët e industrisë që po punojnë me Google, duke formuluar një listë vërtetë mbresëlënëse, megjithëse Intel mungonte në të.

Komenti i vetëm që i përket kësaj çështje nga Intel, ishte mbrojtja e sistemit të vetë operativ të koduar me emrin Moblin, dhe insistimi i vazhdueshëm se nuk do të jetë konkurrent i drejtpërdrejt me Chrome.

Ajo që u përmend për faj të neglizhencës ishte fakti se kjo kompania realisht ishte duke punuar shumë afër me Google në zhvillimin e Chrome, dhe se janë tejet të kënaqur me progresin e arritur.
“Ne kemi qenë afër këtij projekti dhe kemi punuar me Google në projekte të ndryshme, duke përfshirë edhe këtë të fundit. Ne e mirëpresim lëvizjen e Google në këtë pikë” tha një zëdhënës i Intel.

LEXO EDHE:  Facebook fshin dhjetëra llogari Ruse

Lajmet e fundit>