Harduer

Intel ka krijuar një procesor monstër me 28 bërthama

Publikuar , 21 Dhjetor 2018
0
Mund tu duket çmenduri ky çmim, por nuk është hera e parë që Intel shet procesorë të tillë. Linja Xeon më përpara shkonte deri në 10,000 dollarë për modelet më të fuqishme. Intel ka krijuar një procesor monstër me 28 bërthama

Procesori monstër i Intel do të debutojë përpara fundit të këtij viti në formën e Xeon W-3175X dhe do të jetë një prej çipeve më të fuqishme që kompania ka krijuar ndonjëherë.

Me frekuencë 5Ghz do të ketë në përbërje plot 28 bërthama dhe çmim marramendës prej 4,000 dollarësh.

Mund tu duket çmenduri ky çmim, por nuk është hera e parë që Intel shet procesorë të tillë. Linja Xeon më përpara shkonte deri në 10,000 dollarë për modelet më të fuqishme.

Krahasuar me Xeon Platinium 8180, W-3175X është goxha i përballueshëm.

Çmimi ende nuk është konfirmuar por sipas spekulimet vërtitet mes 4,200 dhe 6,700 dollarë.

Ai nuk do të konkurrojë vetëm me procesorët konsumatorët si Core i9-9900K por edhe me rivalët e AMD Threadripper.

Këta të fundit janë tejet të lirë krahasuar me procesorët Intel. Më i fuqishmi, 2990WX ka 32 bërthama dhe 64 procese dhe frekuencë 4,2Ghz për 1,700 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj të AMD shënjestrojnë laptopët e punës dhe të lojërave

Lajmet e fundit>