Harduer

Intel lanson platformën mobile Moorestown

Publikuar , 06 Maj 2010
0
Intel lanson platformën mobile Moorestown

Platforma ofron konsumim dukshëm më të ulët të energjisë krahasuar me gjeratën e parë të pakos Menlow, gjersa në anën tjetër mundëson multitasking, transmetim HD të videove dhe konferenca multi-point.

“Moorestown përfshin procesorin Atom Z6XX (“Lincroft”), hubin kontrollues të platformës MP20 (“Langwell”) dhe një sinjal të dedikuar e të përzier IC (MSIC), të njohur si Briertown”, shpjegoi arkitekti i Intel Atom, Belli Kuttana.

“Platforma është riformuar për të përfshirë procesorin Atom Z6xx, që kombinon një bërthamë 45 nm të Atom me grafikë 3D, video enkodim dhe dekodim, si dhe kontrollorë të memories dhe ekranit në një dizajn të vetëm SoC”.

Sipas zëvendës presidentit të Intel Anand Chandrasekher, Moorestown sjellë një reduktim prej 50 herë më pak krahasuar me modelin e mëhershëm në konsumim standard, gjersa ka reduktim 20x në fuqi audio dhe reduktime 2 deri në 3 x përgjatë aplikacioneve të videove apo shfletimit të internetit.

“Moorestwon padyshim që tejkalon atë që ofron konkurrenca prej një pikëpamje të performancës (deri në 1.9 GHz). Dhe ne besojmë se jeta e baterisë gjithashtu do të bëhet ekstrem konkurrente. Për shembull, kursimi i energjisë kthehet në 10 ditë standby, deri në 2 ditë audio dëgjim dhe 4 deri në 5 orë shfletim dhe video shikim” tha Chandrasekher.

“Kur kombinohet me një performancë më të lartë kompjuterike 1.5 deri në 3 herë, grafikë 2 deri në 4 herë më të mirë, performancë 4 herë më të mirë në JavaScript dhe përkrahje për Fill HD 1080p si dhe video incizim 720p HD, kjo platformë e vogël e konsumimit të ulët të energjisë, sjellë eksperiencë të ngjashme me kompjuterë në pajisjet e vogla të dorës”.

LEXO EDHE:  iPhone i 2019 do të ketë një teknologji që Galaxy S10 e ofron tashmë

Chandrasekher theksoi se Moorestown ka ofruar një bashkësi të frekuencave që mund të ndryshohen: deri në 1.5 GHz për smartphone dhe deri në 1.9 Ghz për tablet.

Përveç kësaj, çipi përkrahë Wi-Fi, 3G/HSPA dhe WiMax, si dhe një numër sistemesh operative, duke përfshirë Android, MeeGo dhe Moblin.

Lajmet e fundit>