Nga Intel vijnë sinjale pozitive për ndërtimin e një fabrike të re në Irlandë, duke siguruar lejen e nevojshme për ndërtimin e objektit.
Ky kampus që do të ketë një sipërfaqe prej 244.000 metra katrore, ku do të funksionoje dhe do të shërbeje për ndërtimin e mikroprocesorëve të ardhshëm 14nm.
Intel njoftoi planet për të nisur një projekt të ri 5 miliardë $ për ndërtimin e kampusit të tij teknologjik Leixlip në janar të vitit 2011.
Në atë kohë, projekti i premtuar synonte edhe të krijonte vende pune. SiliconRepublic raporton se Intel po shkon përpara me planet e zhvillimit.
Sipas SiliconRepublic, investimi kërkon 4 miliardë dollarë dhe një total prej 3500 punëtorë të ndërtimit për një periudhë prej dy vjetësh.
Objekti kryesor i kampusit do të ketë një sipërfaqe prej 101.000 metra katrore, dhe pjesa tjetër do të përbëhet nga ndërtesa mbështetëse për mbeturinat kimike dhe për disa procese të tjera. (PCWorld Albanian)