Harduer

Intel nuk ka asnjë shans përballë procesorëve të rinj AMD për laptopët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Janar 2020
0
Vala e parë e laptopëve me procesorët Ryzen 4000 do të shfaqet në tre mujorin e parë të 2020 me AMD që premton ta integrojë në mëse 100 sisteme në 2020. Intel nuk ka asnjë shans përballë procesorëve të rinj AMD për laptopët

Në vitet e fundit AMD ka bërë bujë me tregun e kompjuterëve sidomos në segmentin e kompjuterëve të punës a.k.a workstations.

Por tek laptopët është ende larg sidomos me sistemet e fuqishme dhe super portative ku Intel dominon. Këtë vit kompania dëshiron ta ndryshojë këtë me Ryzen 4000, një linjë procesorësh që kombinon Zen 2 Core me arkitekturën 7-nanometër.

Rezultati është mbase një prej procesorëve më intrigues që kemi parë ndonjëherë. Modeli më i fuqishëm Ryzen 7 4800U, një proces me tetë bërthama dhe 16-procese mund të integrohet me lehtësi në një laptop super portativ.

Në anën tjetër është Intel me procesorin Core i7-10710U i cili ka vetëm gjashtë bërthama. Modeli 4800U i AMD ka frekuencë mes 1.8Ghz bazë dhe 4.8Ghz turbo si dhe tetë bërthama grafika Radeon.

Është 90% më i shpejtë sesa çipi Core i7-1065G7 i Intel në testimet Cinebench dhe 28% më i shpejtë në 3Dmark TimeSpy.

Ju mund të thoni se ky krahasim nuk vlen sepse çipi gjashtë bërthamësh Comet Lake është më i fuqishëm se ai me katër bërthama. Por modeli me gjashtë bërthama është i vjetër me grafika të integruara më të ngadalta dhe nuk ka asnjë shans përballë bërthamave grafike Radeon.

Jo çuditërisht, AMD thotë se 4800U lë në hije Core i7-1065G7 në aspektin e lojërave. Në Rocket League procesori i AMD ka 30fps më shumë në rezolucionin 1080p. Intel ka bërë hapa para me grafikat Iris por nuk krahasohet dot me AMD Radeon.

Edhe sikur të mos shkojmë me më të mirin e AMD, gjithashtu merrni tetë bërthama me 4700U por pa hyperthreading.

Për më shumë performancë AMD prezantoi Ryzen 4000 H në profilin 45W. Ky çip do të shfaqet në laptopët e lojërave si Dell G5 15, Asus Zephyrus G14.

LEXO EDHE:  Ubuntu anulon vendimin për ndalimin e mbështetjes së aplikacioneve 32-bit

AMD pretendon se 4800H është 39% më i shpejtë se Core i7-9750H. Madje parakalon edhe çipin desktop Core i7-9700K.

Vala e parë e laptopëve me procesorët Ryzen 4000 do të shfaqet në tre mujorin e parë të 2020 me AMD që premton ta integrojë në mëse 100 sisteme në 2020. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>