Harduer

Intel nxjerr në shitje kartën e parë grafike të dedikuar për desktopët

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Janar 2021
Në Tetor të vitit të kaluar lapopët e parë me kartën grafike Iris Xe Max nga Acer, Asus dhe Dell dolën në shitje. Tashmë kompania po lançon një kartë grafike të dedikuar për desktopët. Intel nxjerr në shitje kartën e parë grafike të dedikuar për desktopët

Karta e parë grafike e dedikuar e Intel së shpejti do të jetë në treg përmes sistemeve të pre-build që konsumatorët mund të blejnë. Karta grafike e zhvilluar në bashkëpunim me partnerët, përfshirë Asus është në shije zyrtarisht.

Në Tetor të vitit të kaluar lapopët e parë me kartën grafike Iris Xe Max nga Acer, Asus dhe Dell dolën në shitje. Tashmë kompania po lançon një kartë grafike të dedikuar për desktopët.

Si pjesë e ndërtimeve pre-built, karta grafike do të shkojë për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe përdoruesit e zakonshëm. Bazohet në kartën grafike të integruar Tiger Lake me pothuajse të gjitha specifikat. Por versioni desktop ka specifika disi më të ulëta sesaajo e laptopëve.

Ka tre dalje ekrani, mbështetje për HDR, 80 njësi ekzekutimi dhe 4GB RAM LPDDR4X. Në 2020-ën Intel bëri me dije se është duke punuar edhe në një kartë grafike për lojtarët quajtur Xe-HPG që do të ketë teknologjinë ray-tracing dhe memorie GDDR6. Kjo e fundit pritet të debutojë gjatë këtij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Slack pëson ndërprerje në mbarë botën