Analiza

Intel po investon miliarda dollarë në teknologjinë “litografia ekstreme ultraviolet” (EUV)

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Intel po investon miliarda dollarë në teknologjinë “litografia ekstreme ultraviolet” (EUV)

Intel_Is_Investing_Billions_Of-d1317d4e5a36e8799f8b446353ffee3dNë mesin e kërcënimeve me të cilat Intel ballafaqohet sot, nuk është më i madh se fundi i mundshëm i Ligjit të Moore.

Ligji i Moore-t, i emërtuar nga bashkë-themeluesi i Intel-it, Gordon Moore, parashikon që numri i transistorëve që mund të paketohen në një çip do të dyfishohet çdo dy vite.

Sa më tepër transistorë që vendosen në një çip, aq më i fuqishëm bëhet çipi pa përdorur më tepër hapësirë ose energji. Kjo është arsyeja pse kompjuterët bëhen në mënyrë treguese më të shpejt dhe më të vegjël me kalimin e viteve.

Por derisa të mos ketë ndonjë kapërcim nga teknologjia, fizikanët thonë që jemi duke e arritur kufirin shkencor të ligjit të Moore-t. Intel është në prag të prodhimit të transistorëve aq mikroskopikë sa që performanca e tyre do të ndikohej nga mekanika kuantike.

Shefi ekzekutiv i Intel-it, Brian Krzanich mendon që një teknologji e re, e pa dëshmuar e quajtur “litografia ekstreme ultraviolet” (EUV) është përgjigja. EUV duhet t’ia mundësojë Intel-it që të vazhdojë t’i bëjë çipat e vet më të vegjël, më të shpejt dhe më efikas. Por së pari, Intel duhet të kuptojë se si ta bëjë këtë të funksionojë në një shkallë komerciale.

Fatkeqësisht, kjo më lehtë thuhet se sa që bëhet.

Litografia ultraviolet është teknologjia që iu mundëson ndërmarrjeve si Intel të përdorin gjatësitë valore të dritës për të “gdhendur” dizajnet e çipave të tyre në vaferë silici në një shkallë shumë më të vogël se sa mund të shohë syri i lirë i njeriut. Sa më e shkurtër që të jetë gjatësia valore e përdorur, aq më të vogla dhe më të sakta mund të jenë këto gdhendje.

LEXO EDHE:  Intel prezanton modemin e ri 5G me shpejtësi deri në 6Gbps

Litografia ekstreme ultraviolet ka qenë në radarin e Intel-it që nga viti 1997, duke u parë nga shumëkush në industrinë e gjysmëpërçuesve që ishte hapi i ardhshëm për ta mbajtur në funksion dhe gjallë Ligjin e Moore.

Shpresa u rrit shumë për EUV-në kur ndërmarrja nga Holanda ASML në vitin 2009 zbuloi një burim drite që do të mund të prodhonte gjatësi valore të dritës që do të ishin të përshtatshme për të.

Ende ka pasur progres të vogël që atëherë, që është pjesërisht pse Intel vendosi të investojë 4.1 miliardë dollarë në ASML verën e kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>