Lajmet

Intel po punon të eliminojë fjalëkalimet me “leximin e pëllëmbës”

Publikuar , 23 Shtator 2012
0
Intel po punon të eliminojë fjalëkalimet me “leximin e pëllëmbës”

Intel është duke krijuar një teknologji e cila lexon pëllëmbën e njerëzve duke shpresuar që kjo të jetë një mënyrë për të hyrë në shërbimet e tyre online më thjeshtë.

Kompania beson se kjo do të zgjidhë problemin e fjalëkalimeve duke pasur kombinime shumë të ndërlikuara për shumë uebfaqe. Intel demonstroi një tabletë e cila kishte këtë softuer special me sensorë te cilët ishin të aftë të identifikonin venat në pëllëmbën e një personi.

Njësoj si shenjat e gishtërinjve, venat e njerëzve janë unike, por kemi marrë vesh se kjo teknologji funksionon shumë herë më mirë se leximi i shenjave të gishtërinjve.

Gjatë demonstrimit, drejtori i Intel për sigurimin Sridhar Iyengar kaloi dorën e vet para sensorit të tabletës. Në momentin që ai u identifikua, ishte në gjende të lidhej direkt me rrjetet e tij sociale, banka si dhe llogari të tjera të tijat.

Në këtë mënyrë njerëzit nuk do të duhet të kenë shumë fjalëkalime të cilat mund mos ti mbajnë mend. Iynegar tha se Intel ka në plan të punojë direkt me furnizuesit e Internetit për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë teknologji.

Kompania thotë se kjo teknologji do të kërkojë që secili prodhues të shtojë një njohës biometrk në produktet e tyre si dhe gjithashtu një softuer të specializuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me rivalin më të madh të Chrome, shfletuesin që ju paguan për të parë reklama

Lajmet e fundit>