Harduer

Intel pretendon se karta e saj grafike Arc 770 është më e shpejtë sesa RTX 3060

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2022
Panorama e përgjithshme na siguron një konkurrencë akoma më të egër tashmë në industrinë e kartave grafike me Intel që i bashkohet Nvidia dhe AMD. Intel pretendon se karta e saj grafike Arc 770 është më e shpejtë sesa RTX 3060

Përpara se ti bëjë kartat grafike Arc për desktopët të disponueshëm vetëm pas pak javësh, Intel zbuloi më shumë detaje rreth asaj çfarë mund të presim prej tyre.

A770 që fillon nga 329 dollarë do të ketë 32 bërthama Xe, 32 njësi ray-tracing dhe frekuencë prej 2100Mhz.

Sa i përket memorie RAM, vjen me konfigurimet 8GB dhe 16GB dhe bandwidth deri në 512 Gb/s dhe 560 Gb/s respektivisht.

Modeli tjetër A750, që Intel tha se do të fillojë nga 289 dollarë, ka 28 bërthama Xe, 28 njësi ray-tracing dhe frekuencë 2050Mhz. konfigurohet me 8GB RAM dhe bandwidth memorie prej 512Gb/s.

Të tre kartat do të jenë në shitje nga data 12 Tetor dhe të konsumojnë deri në 225W.

Intel pretendon se këto karta mund të krahasohen me GeForce RTX 3060. Gjithashtu thotë se A770 ofron 42% më shumë performancë për çdo dollar të shpenzuar përballë RTX 3060 ndërsa A750 deri në 53% më shumë performancë për dollarë.

Në lojërat e testuara prej Intel, konfigurimi 16GB I A770 ofron performancë më të mire ray-tracing sesa RTX 3060. Në lojën Fortnite, A770 ka 1.56 herë më shumë performancë ray-tracing krahasuar me RTX 3060 sipas Intel.

Sigurisht kompania do të pretendojë se kartat e saj grafike janë më të mira sesa konkurrentët por duhet të presim rezultatet nga testues të jashtëm për të krijuar një përshtypje se ku qëndrojnë harduerët e pare të këtij lloji të Intel.

Panorama e përgjithshme na siguron një konkurrencë akoma më të egër tashmë në industrinë e kartave grafike me Intel që i bashkohet Nvidia dhe AMD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kartat e para grafike Radeon RX 7000 të AMD "trembin" Nvidia