Harduer

Intel pretendon se procesorët e gjeneratës së 12-të janë më të fuqishëm se Apple M1 Max

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Janar 2022
Dhe Intel nuk pretendon se Core i9 është më i shpejtë se Apple M1 Max, por procesori më i shpejtë për laptopët. Intel pretendon se procesorët e gjeneratës së 12-të janë më të fuqishëm se Apple M1 Max

Intel zbuloi procesorët më të fundit për laptopët, seritë Alder Lake të serive H që gjiganti i teknologjisë pretendon se janë më të fuqishëm dhe tejkalojnë në performancë Apple M1 Max.

Dhe Intel nuk pretendon se Core i9 është më i shpejtë se Apple M1 Max, por procesori më i shpejtë për laptopët.

Core i9 ka procesor me katër bërthama ku gjashtë janë performance dhe tetë efikasitetit ndërsa M1 Max ka tetë bërthama performance dhe dy efikasiteti. Çipi i rangut të lartë Intel ka frekuencë turbo prej 5.0Ghz dhe konsumon energji deri në 115-vat, shumë më tepër sesa M1 Max.

Intel publikoi disa grafika të thjeshta të cilat tregojnë performancën të cilat thonë se Core i9 ofron më shumë performancë për vat sesa M1 Max edhe pse M1 Max operon në nivele më të ulëta të konsumit të energjisë.

Megjithatë pritet për tu parë sesa gjenerata e 12-të e Intel do të krahasohet në të vërtetë me M1 Max.

Çipet e Intel janë të shpejtë por Apple nuk ka dyshim në punën që ka bërë me çipin e ri ndërsa përgatitet për linçimin e gjeneratës së dytë M2. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  11 shërbime të Apple përfundojnë offline