Harduer

Intel prezanton laptopin revolucionar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Janar 2020
0
Madje ka edhe një mbajtësi për ta përdorur në ekran të plotë së bashku me tastierë wireless. Por normalisht pajisja do të përdorej si një laptop ku përmbajtja dhe ndërfaqe ekziston poshtë gishtave tuaj. Intel prezanton laptopin revolucionar

Ditën e Hënë Lenovo prezantoi Thinkpad X1 Fold, një kompjuter tablet 13-inç i cili ka ekran OLED me palosje dhe procesor Intel. Por Intel nuk pret që ky të jetë një dhe i vetëm.

Gjiganti i çipeve solli konceptin e tij duke marrë inspirim nga një kategori e re pajisjesh. Prototipi i quajtur Horseshoe Bend është shumë më i madh. Konkretisht pajisja ka ekran 17.3-inç OLED i cili është më pranë madhësisë tradicionale të një laptopi.

Madje ka edhe një mbajtësi për ta përdorur në ekran të plotë së bashku me tastierë wireless. Por normalisht pajisja do të përdorej si një laptop ku përmbajtja dhe ndërfaqe ekziston poshtë gishtave tuaj.

Uebsajtet duket sikur shfletohen përgjithnjë. Pajisja është ndërtuar rreth arkitekturës së re Tiger Lake të Intel i cili mbërrin tek laptopët në fund të vitit. Falë këtij procesori është e mundur ndërtimi i një pajisje të tillë pa një sistem ftohjeje për shkak të fuqisë së ulët prej 9W.

Pajisja kishte të instaluar Windows 10 por Microsoft shpreson që Windows 10X të jetë sistemi i duhur për këtë pajisje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas shumë vitesh shtyrje mbërrijnë procesorët 10-nanometër të Intel

Tags >

intel
Lajmet e fundit>