Harduer

Intel prezanton modemin e ri 5G me shpejtësi deri në 6Gbps

Nov 12 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu përfshin LTE dhe teknologjitë më të vjetra prandaj telefonët nuk kanë pse të përmbajnë dy çipe të ndryshme. Intel prezanton modemin e ri 5G me shpejtësi deri në 6Gbps

Intel nuk ka në plan të lejojë Qualcomm të dominojë industrinë e 5G-së mobile.

Kompania do të lançojë një modem të ri 5G, modelin XMM 8160 në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Ky modem premton shpejtësi deri në 6Gbps për telefonët, kompjuterët dhe internetin në shtëpi.

Gjithashtu përfshin LTE dhe teknologjitë më të vjetra prandaj telefonët nuk kanë pse të përmbajnë dy çipe të ndryshme.

Por produktet e para me këtë modem nuk do të vinë përpara 2020-ës. Prandaj në 2019-ën me shumë gjasa do të shohim vetëm pajisje 5G me modemët e Qualcomm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>