Harduer

Intel prezanton një procesor të ri Core i9

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Korrik 2020
0
Çipi ka të njëjtin konfigurim të flagshipit dhe fuqinë e njëjtë prej 125-vat. Sipas Intel çipi i ri është ndërtuar bazuar në feedbackun e konsumatorëve. Intel prezanton një procesor të ri Core i9

Intel prezantoi një anëtar të ri të familjes Comet Lake ditën e sotme, me mbërritjen e modelit Core i9-10850K.

Është një version më i ngadaltë por më buxhetor i flagshipit me 19 bërthama Core i9-10900K. Ka një frekuencë 100Mhz më të ulët sesa 10900K dhe do të jetë më i lirë, afro 35 dollarë krahasuar me 10900K që kushton 488 dollarë.

Çipi ka të njëjtin konfigurim të flagshipit dhe fuqinë e njëjtë prej 125-vat. Sipas Intel çipi i ri është ndërtuar bazuar në feedbackun e konsumatorëve.

Kritikët thonë se Intel ka hasur vështirësi me arritjen e frekuencës së 10900K dhe për këtë ka vendosur të prodhojë çipe më të ngadalta dhe më të lira.

Kompania ka hasur telashe edhe në drejtime tjera. Së fundi zbuloi shtyrjen e çipeve 7-nanometër me gjashtë muaj të tjerë dhe prodhimi do të bëhet vetëm në 2022. Shtyrja ka ardhur si rezultat i një defekti në procesin e prodhimit.

Deri atëherë Intel do të prodhojë vetëm procesorë 10-nanometër ndërsa rivalët e AMD tashmë janë vendosur mirë në segmentin 7-nanometër dhe po përgatiten për gjeneratën e re. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Procesorët e rinj të AMD për laptopët thyejnë hegjemoninë e Intel

Tags >

AMDintel