Lajmet

Intel prezanton një procesorë 18 bërthamësh nën 1,000 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Tetor 2019
0
Përveç shpejtësisë Turbo më të lartë ata ofrojnë mbështetje për deri në 256GB RAM DDR4 2,933Mhz, 72 linja PCIe 3.0, Deep Learning për inteligjencën artificiale, Wi-Fi 6 dhe Ethernet më të shpejtë. Intel prezanton një procesorë 18 bërthamësh nën 1,000 dollarë

Ka ardhur koha që kompjuteri juaj i lojërave të ketë një procesor Intel Core X me 18 bërthama. Kompania zbuloi detajet e para e serive Core X dhe modeli më i fuqishëm Core i9-10908XE ka 18 bërthama me frekuencë bazë 3Ghz dhe Turbo 4.8Ghz dhe kosto 979 dollarë.

Deri më sot për një procesor të tillë duhej të paguanit 2,000 dollarë. Edhe modelet e tjera të kësaj kategorie prezantuar ditën e sotme janë shumë më buxhetorë si modeli me 10 bërthama Core i9-10900XE që kushton 590 dollarë, modeli 12 bërthama Core i9-10920XE me kosto 689 dollarë dhe modeli me 14 bërthama Core i9-10940XE që kushton 784 dollarë.

Por këta procesorë nuk do të shohin ndonjë rritje dramatike të frekuencës edhe pse modelet 12 bërthama, 14 bërthama dhe 18 bërthama kanë frekuencë Turbo prej 4.8Ghz.

Përveç shpejtësisë Turbo më të lartë ata ofrojnë mbështetje për deri në 256GB RAM DDR4 2,933Mhz, 72 linja PCIe 3.0, Deep Learning për inteligjencën artificiale, Wi-Fi 6 dhe Ethernet më të shpejtë.

Këto procesorë dalin në shitje në Nëntor, atë periudhë kur AMD pritet të zbulojë modelet 16 bërthama Ryzen 9. Edhe pse AMD do të ofrojë procesorë më buxhetorë sesa modelet Core X, përditësimi i Intel pritet ta shtojë konkurrencën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>