Harduer

Intel prezanton “PC-në e parë open-source” për 199 $

Publikuar , 01 Gusht 2013
0
Intel prezanton “PC-në e parë open-source” për 199 $

Intel sapo ka filluar të hedhë në treg kompjuterin e parë open-source, i cili synon të përdoret nga zhvilluesit e aplikacioneve x86 si dhe njerëzit që kanë dëshirë të ndërtojnë kompjuterin e tyre.

PC-ja, i quajtur MinnowBoard, është thjesht një bord qëndror pa mbështjellëse rreth e rrotull. Është ndërtuar nga Intel dhe CircuitCo Electronics, një kompani e specializuar në bordet qëndrore open-source. Nga ky muaj mund të gjendet për 199$ në disa shitës me pakicë, si Digi-Key, Farnell, Mouser Electronics, dhe Newark.

Ai është kompjuteri i parë open-source që ofrohet me procesor Intel x86. Skematika dhe dizajni janë publikuar dhe mund të ndryshohen nën licencën e Creative Commons.

Intel i ka shpërndarë dizajnet e serverit edhe përmes Facebook Open Compute Project, megjithatë synohen për kompani të mëdha që dizajnojnë dhe ndërtojnë serverët e tyre. MinnowBoard, i cili ka përmasa rreth 10 x 10 cm, është hardueri i parë open-source i Intel-it për entuziastët dhe zhvilluesit.

Ndër borde të tjera qendrore open-source përmenden ato që janë ndërtuar nën procesorët ARM apo mikrokontrolluesit Arduino. Më i njohuri ndër ato me ARM është Raspberry Pi, i cili ka një çmim fillestar prej 25$ dhe është shitur në miliona njësi deri tani.

MinnowBoard është më i shtrenjtë se bordet me ARM apo Arduino dhe mund të jetë më pak tërheqës duke qenë se përdor harduer më të vjetër, përfshi një procesor 1GHz Intel Atom E640, një çip prej 32-bit që është lançuar në vitin 2010. Megjithatë, ai është më i lirë se shumë PC dhe mund t’u hyjë në punë zhvilluesve për të testuar aplikacionet para se t’i implementojnë ato nëpër serverë.

Karakteristika të tjera të MinnowBoard janë memorje 1GB DDR2, një portë HDMI, Gigabit ethernet, porta USB, dhe një vend për micro-SD. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjigandët Amerikane të çipeve kërkojnë lehtësimin e sanksioneve ndaj Huawei

Intel Pllaka

Tags >

intel
Lajmet e fundit>