Lajmet

Intel, Qualcomm dhe Broadcom shkëpusin bashkëpunimet me Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Maj 2019
0
Kjo lëvizje do të detyrojë kompaninë të prodhojë sistemin e saj operativ. Sipas mediave Evropa pritet ti bashkohet SHBA. Intel, Qualcomm dhe Broadcom shkëpusin bashkëpunimet me Huawei

Fundjava e keqe e Huawei po bëhet edhe më keq ndërsa furnizuesit Amerikan të kompanisë kanë filluar ti binden aktit të ndalimit të qeverisë Amerikane për të bërë biznes me gjigandin Kinez.

Bloomberg raporton se Intel, Qualcomm dhe Broadcom, tre prodhuesit më të mëdhenj në botë të çipeve kanë shkëputur marrëveshjet e tyre me Huawei.

Nikkei raporton se edhe prodhuesi Gjerman Infineon gjithashtu ka ndaluar bashkëpunimin me Huawei së bashku me Micron Technology dhe Western Digital.

Lajmet vinë menjëherë pasi Google i anuloi Huawei licencën e Android që do të thotë se telefonët e kompanisë tashmë nuk do të kenë akses në Google Play e as Play Store.

Kjo lëvizje do të detyrojë kompaninë të prodhojë sistemin e saj operativ. Sipas mediave Evropa pritet ti bashkohet SHBA.

Vetë Huawei ka thënë më parë se është duke zhvilluar alternativa të Android dhe Windows në rast të një situate të tillë. Microsoft ende nuk ka komentuar nëse do të vazhdojë ti ofrojë Windows kompanisë për laptopët Huawei por gjasat janë që jo.

Përpjekja nga qeveria Amerikane për të bllokuar Huawei ka nisur kur kompania u përpoq të hynte në tregun Amerikan të smartfonëve. Situata u përshkallëzua edhe nga lufta tregtare mes administratës Trump dhe qeverisë Kineze. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Raporti: Intel mund të ketë bindur Microsoft të mos zgjedhë ARM për Surface Go

Lajmet e fundit>