Harduer

Intel ribrandon procesorët Xeon me emërtime Platinum, Gold, Silver dhe Bronze

Publikuar , 05 Maj 2017
0
Sipas raportimeve Intel do tu referohet procesorëve si Xeon-P, Xeon-G, Xeon-S dhe Xeon B. Sa më i vlefshëm metali aq më i fuqishëm është procesori. Intel ribrandon procesorët Xeon me emërtime Platinum, Gold, Silver dhe Bronze Photo Source: Intel

Pas një gjysëm dekade Intel do të heqë nga përdorimi emërtimet konfuze E5 dhe E7 të procesorëve Xeon. Ky ndryshim vjen për të sjellur më shumë qartësi për performancën dhe veçoritë që mbajnë procesorët.

Modelet Xeon janë përdorur gjerësisht në servera dhe kompjutera pune si Mac Pro. Modelet e reja të cilat do të prezantohet gjatë verës do të kenë emërtime si Platinum, Gold, Silver dhe Bronze.

Sipas raportimeve Intel do tu referohet procesorëve si Xeon-P, Xeon-G, Xeon-S dhe Xeon B. Sa më i vlefshëm metali aq më i fuqishëm është procesori.

Konkretisht modelet Bronze ofrojnë performancë minimale ndërsa Platinum maksimale. Ky brandim do të jetë i disponueshëm gjatë verës me procesorët e parë Xeon të arkitekturës së përmirësuar Skylake. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Miliona telefonë të thjeshtë do të mund të instalojnë WhatsApp

Tags >

intelXeon
Lajmet e fundit>