Harduer

Intel sfidon AMD me procesorët e performancës ekstreme për laptopët

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2022
Por 12900HX ka 64% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar 11980HX. Procesorët vinë me memorien DDR4 dhe DDR5. Intel sfidon AMD me procesorët e performancës ekstreme për laptopët

Gjenerata e 12-të e procesorëve Intel bëri një debutim të fortë kundrejt serive Ryzen 6000 për platforma mobile por kompania tashmë po i dërgon gjërat në një nivel tjetër me modelet “HX.”

Janë procesorët e parë për laptopët me 16 bërthama në treg të cilët mund të përshpejtohen. Intel po përpiqet të tërheqë vëmendjen e entuziastëve dhe krijuesve të përmbajtjeve të cilët kërkojnë eksperiencë, fuqi dhe performancë të çipeve desktop.

Modeli më i fuqishëm është Core i9-12950HX me 16 bërthama (8 performance dhe 8 efikasiteti) dhe 24 threads ndërsa frekuenca maksimale turbo arrin në 5Ghz.

Procesori ngjan me një version të “tkurrur” të i9-12900K në desktop që mund të aplikohet në laptopë. TDP-ja maksimale arrin deri në 157-vat ndërsa bazë është 55-vat.

Çipet HX shkojnë për laptopët “Workstation” 17 dhe 17-inç të cilët nuk shqetësohen për jetëgjatësinë e baterisë. Megjithatë grafikat e Intel nuk tregojnë ndonjë performancë të madhe krahasuar me seritë “H”.

Por 12900HX ka 64% më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar 11980HX. Procesorët vinë me memorien DDR4 dhe DDR5.

ASUS ROG Strix Scar 17 SE, MSI GE77 dhe 67 Raider, Lenovo Legion 7i, HP Omen 17 dhe Gigabyte Aorus 17x dhe 15x janë laptopët e parë që vinë me këtë procesorë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel dhe Apple adoptojnë teknologjinë e re të procesorëve

Tags >

AMDintel