Harduer

Intel sjell pajisjen hibride edukative me Windows 8.1 për shkollat

Publikuar , 13 Prill 2014
0
Intel sjell pajisjen hibride edukative me Windows 8.1 për shkollat

intel-hybrid-100261272-largeIntel këtë javë tregoi një hibrit (Laptop-Tablet) me Windows 8.1 për tregjet e edukimit, ku ChromeBook-ët dhe tabletët po luftojnë për një pozicion. Hibridi “edicioni i edukimit” nga Intel ka një ekran 10.1 inç dhe mund të shkëputet nga tastiera dhe të kthehet në një tablet.

Intel thotë se kjo pajisje hibride do të jetë e disponueshme për institucionet e edukimit. Pajisja ka një procesor Quad Core Intel Atom Z3740D, i cili është i bazuar në arkitekturën Intel Bay Trail. Bateria ka një kohëzgjatje prej 8 orësh në modalitetin tablet, dhe tre orë më shumë kur është i pajisur me tastierën e cila ka një bateri të dytë të bashkëngjitur. Intel nuk ka bërë publike çmimin dhe as datën e disponueshmërisë.

Edukimi është një treg i “nxehtë” për prodhuesit e kompjuterëve, teksa Apple shtyn iPad-ët dhe Macbook-ët e saj drejt këtij sektori, kompanitë e tjera si Dell, Hewlett-Packard dhe Lenovo po prezantojnë Chromebook-ët e tyre. Pajisja hibride në fjalë ka kamerë frontale dhe të pasme, si dhe një lente për të krijuar mundësinë përdoruesve të shohin në nivel mikroskopik përmbajtjen.

Kompjuteri mund të shpëtojë pa u dëmtuar edhe nëse bie nga një lartësi 70 cm, një veçori e shtuar si mbrojtje në rastet ku përdoret nga fëmijët dhe u shpëton nga duart duke u përplasur. Këtyre ekraneve mund t’ju bashkëngjitet një tastierë duke i shndërruar në më shumë si një laptop. Ky hibrid ka një program për ta bërë mësimin më të lehtë, përfshi edhe mjete për artet dhe shkencën. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  SHBA nuk kursen akuza ndaj gjigantit kinez Huawei

Lajmet e fundit>