Harduer

Intel synon të bëhet përsëri kompania lider e çipeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Dhjetor 2021
Vitet e ardhshme do të jenë plot me lajme kompjuterike emocionuese. Intel është kompania e cila duhet të kemi nën vëzhgim. Intel synon të bëhet përsëri kompania lider e çipeve

Kompjuterët do të bëhen shumë më emocionues në vitet e ardhshme falë Intel dhe Apple. Intel ka një shef të ri ekzekutiv, i cili ka plane që prodhuesi gjigant i çipave të rimarrë lavdinë e tij të venitur. Ndërkohë, Apple prezantoi Mac me procesorët e vet të fuqishëm të rinj që sfidojnë planet e Intel.

Procesorët , truri elektronik, i quajtur edhe çipa, që fuqizojnë telefonat inteligjentë, konzolat e lojërave, makinat dhe laptopët tanë, janë teknologji themelore. Përpunuesit u shpejtuan vazhdimisht gjatë pesë dekadave që kur Intel lançoi 4004-ën e tij në 1971, duke inkurajuar prodhuesit që ta shtyjnë teknologjinë në çdo cep të jetës sonë.

Megjithatë, ndërsa konsolat e lojërave dhe makinat u bënë më interesante, kompjuterët personalë u bënë të mërzitshëm.

Ndryshime të lehta në procesorë të shoqëruar nga ndryshime të lehta në softuer nënkuptonin se një laptop 5-vjeçar ishte po aq i mirë sa një laptop 1-vjeçar. Progresi ishte shumë më i dukshëm në telefonat  që mbajmë kudo. Intel dhe Apple nuk janë të vetmit prodhues të çipave që ecin përpara.

Qualcomm, i fortë në telefon, po përpiqet të pushtojë edhe PC-të. Në janar, ajo bleu projektuesin e çipave Nuvia, një lëvizje që thotë se do të çojë në çipa më të shpejtë të kompjuterëve Qualcomm në 2023.

Vitet e ardhshme do të jenë plot me lajme kompjuterike emocionuese. Intel është kompania e cila duhet të kemi nën vëzhgim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook do të ndryshojë emër