Biznes

Intel synon të blejë ish kompaninë e AMD

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Korrik 2021
Arsyeja pse Intel dëshiron të blejë GlobalFoundries është e thjeshtë. Intel synon të blejë ish kompaninë e AMD

Në 2008 prodhuesit e çipeve Intel dhe AMD ndërmorën dy drejtim të ndryshme: Intel mbajti fabrikat prodhuese të procesorëve dhe si rezultat kontrollin e plotë ndërsa AMD vendosi të ndahej nga biznesi i prodhimit e cila si kompani më vete njohur si GlobalFoundries.

Kështu AMD u mbështet tek prodhues të jashtëm për të prodhuar procesorët e vet. Sipas një raporti të Wall Street Journal, Intel tashmë po synon të blejë ish fabrikën e AMD për 30 miliardë dollarë.

GlobalFoundries mohoi menjëherë bisedime me Intel por sipas WSJ ky i fundit mund të jetë në bisedime me firmën e investimit që ka në pronësi GF.

Arsyeja pse Intel dëshiron të blejë GlobalFoundries është e thjeshtë. Kompania po shton kapacitetet prodhuese dhe vetëm nuk mund të ja dalë më. Edhe pse investoi 20 miliardë dollarë në një fabrikë të re në Arizona të Shteteve të Bashkuara, do të duhen vite përpara se fabrika e re të hyjë në funksion. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Razer Blade është laptopi i parë gaming 14-inç me procesor AMD