Harduer

Intel do të prezantojë një familje të re procesorësh, Core i9

Publikuar , 15 Maj 2017
0
Planet e Intel u bënë të ditura nga AnandTech. Me 12 bërthama dhe 140 vat konsum, ky pritet të jetë procesori më u fuqishëm në treg. Intel do të prezantojë një familje të re procesorësh, Core i9

Na ndajnë pak ditë nga Computex dhe planet e Intel janë intriguese. Raportohet se kompania do të prezantojë një linjë të re procesorësh desktop, Core i9 me 12 bërthama.

Planet e Intel u bënë të ditura nga AnandTech. Me 12 bërthama dhe 140 vat konsum, ky pritet të jetë procesori më u fuqishëm në treg.

Do të jetë vetëm një version desktop dhe do të ishte opsioni ideal për Mac Pro. I vetmi disaavantazh është kostoja e lartë dhe Core i9 mund të kushtojë deri në 1,000 dollar.

Modele të tjera Core i9 do të jenë 6,8 ose 10 bërthamësh. Të gjithë do të prezantohen në Qershor ndërsa Core i9 me 12 bërthama pritet të dalë në shitje në Gusht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve pësojnë rritje për herë të parë në 2 vite

Lajmet e fundit>