Harduer

Intel tërhiqet nga gara për 5G e smartfonëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Prill 2019
0
Në Nëntor të vitit të kaluar u tha se Intel ishte duke përshpejtuar zhvillimin modemëve 5G e madje do të jep një plan të qartë në CES në Janar. Intel tërhiqet nga gara për 5G e smartfonëve

Pak orë pas lajmit shokues se Apple dhe Qualcomm kishin nënshkruar një marrëveshje, Intel papritur lajmëroi se do të tërhiqet plotësisht nga modemët 5G për smartfonët.

Apple është përpjekur vitet e fundit të zëvendësojë modemët e Qualcomm dhe ato të Intel, por ky i fundit hasi probleme me implementimin e 5G-së.

Në një dalje për shtyp Intel tha se nuk do të lançojë një modem 5G për smartfonët edhe pse kishte planifikuar ta bënte në 2020-ën.

Ka pasur spekulime të shumta se kompania nuk ka arritur dot afatet e madje Apple kishte humbur besimin tek Intel.

Ishte kjo arsyeja pse Apple nuk do të shite një iPhone me 5G të paktën për dy vitet e ardhshme në një kohë kur rivalët si Samsung dhe Huawei e kanë bërë tashmë.

CEO i Intel shprehej se ishin të emocionuar për 5G-në por jo tek smartfonëve duke qenë se nuk ekzistonte një rrugë e besueshme që mund të sillte fitim për kompaninë.

Në Nëntor të vitit të kaluar u tha se Intel ishte duke përshpejtuar zhvillimin modemëve 5G e madje do të jep një plan të qartë në CES në Janar.

Tashmë kompania thotë se do të zhvillojë teknologji 4G dhe 5G për IoT dhe kompjuterët ndërsa do të vijojë të investojë në infrastrukturën 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Paniku i shitjeve është lajm i mirë për Apple

Lajmet e fundit>