Harduer

Intel thotë se procesi i krijimit 22nm po tejkalon pritshmëritë

Publikuar , 22 Shtator 2012
0
Intel thotë se procesi i krijimit 22nm po tejkalon pritshmëritë

Intel foli shumë mire për brezin e tyre të ardhshëm të procesorëve Hanswell më herët këtë javë në IDF.

Informacioni më i fundit që na ka mbërritur ka të bëjë me procesin e të krijuarit 22nm si dhe 14nm vitin tjetër. Drejtori i këtij procesi Mark Bohr tha se procesi i krijimint 22nm ka tejkaluar pritshmëritë e tyre.

Teknologjia e tyre e re me tranzistorë tri-gate i cili hyri me procesorët Ivy Bridge më herët këtë vit ka marrë gjithashtu lëvdata. Bohr tha se rrjedhja e transistorëve ishte më efikase se sa e kishin parashikuar.

Në këtë mënyrë, kjo teknologji do të zgjatet për disa breza akoma. Punimet në 14 nm janë gjithashtu në vijë të mire, gjithsesi jo se nuk ka problemet e veta. Në teknologjinë 22nm hapësira midis dy transistorëve është 80nm.

Kjo është gjithashtu hapësira më e vogël e mundshme duke përdodur një shtresë litografil. Kështu që për të punuar me 14nm Intel do të duhet të përdorë një shtresë dopio litografie.

Kjo do të sillte një kosto më të madhe sigurisht, por sipas Bohr, ky shpenzim nuk do të kalohet te konsumatori.

Teknologjia 14nm është e parashikuar të dalë në fund të vitit tjetër, gjithsesi nuk besojmë se do të shikojmë çipe të ndërtuara deri në 2014. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Komunikimi nëpërmjet rrezeve të dritës

Lajmet e fundit>