Harduer

Intel vonon përkrahjen për USB 3.0

Publikuar , 27 Tetor 2009
0
Intel vonon përkrahjen për USB 3.0

Gjatë javës së kaluar EE Times raportoi se Korporata Intel, ka vendosur të shtyjë datën përkrahjen e USB 3.0 deri më 2011. Sipas një prodhuesi të rangut të lartë të kompjuterëve që ka zgjedhur të mbetet anonim, hezitimi i Intel do të pamundësojë që standardi i ri USB 3.0 të adoptohet nga masa e gjerë për së paku një vit.  Në fakt Intel planifikuar që mostrat e para të çipsetave të përkrahin USB 3.0 në fillim të vitit 2010, por tani këto plane kanë ndryshuar.

Edhe menaxheri i PC Teknologjisë së Intel ka konfirmuar këtë raport.

EE Times më pas kontaktoi një zënës të Intel dhe pyeti rreth shtyrjes. Kontakti tha se nuk është në dijeni rreth vonesës së supozuar dhe nuk është shprehur i gatshëm që të komentojë diçka më shumë rreth kësaj teme. Momentalisht Intel është e fokusuar në përkrahjen e arkitekturës së parë procesorike të kompanisë që do të përdor një kontrollues të integruar të memories  (bëhet fjalë për Nehalem) dhe gjithashtu është duke punuar në tranzicionin drejt 5GHz PCI Express 2.0.

Pavarësisht kësaj, kjo nuk do të ndalë disa kompani që t’i bashkëngjiten trenit të ri super të shpejtë USB, duke shpalosur sisteme të nivelit të lartë dhe stacione grafike punuese, por jo me një çmim të lirë. “Është vështirë të përshtatesh me një teknologji të re kur prodhuesit e çipave (si Intel) nuk po e bëjnë këtë gjë prioritet” tha një burim. “Juve ju paraqitet situata se a është veja a pula një hap para”.

Burimi i EE Times gjithashtu shtoi se Intel duhet të konsiderojë nevojat e tanishme që janë më se të nevojshme për USB 3.0, sesa të mendojë këtë gjë 18 muaj më vonë.

LEXO EDHE:  Sa kushton modeli më i shtrenjtë i Mac Pro?

Lajmet e fundit>