Harduer

Intel zbulon procesorët rinj, thotë se janë më të fuqishëm se procesorët Ryzen 5000

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Mars 2021
Linjën e udhëheq procesori flagship Core i9-11900K me tetë bërthama dhe 16 threads. Intel zbulon procesorët rinj, thotë se janë më të fuqishëm se procesorët Ryzen 5000

Gjeneratat a re e çipeve desktop nga Intel ka mbërritur më në fund. Kompania zbuloi procesorët desktop të gjeneratës së 11-të të cilët njiheshin me emrin e koduar edhe si Rocket Lake-S.

Linjën e udhëheq procesori flagship Core i9-11900K me tetë bërthama dhe 16 threads. Frekuenca e tij shkon deri në 5.3Ghz ndërsa mbështet RAM 3,200Mhz, ka 20 linja PCIe 4.0 dhe përshtaten me çipsetet Intel 400.

Mbase në letër çipi i ri i Intel Core i9-11900K përbën një tërheqje nga modeli i vitit të kaluar i9-10900K i cili kishte 10 bërthama dhe 20 threads me frekuencë turbo prej 5.3Ghz.

Por nuk është ashtu sepse për herë të parë në një gjysmë dekade kompania po sjell një arkitekturë të re bërthamash që e quan Cypress Cove. Kjo arkitekturë më në fund do të zëvendësojë Skylake që ka qenë prezent që prej gjeneratës së 6-të në 2015-ën.

Cypress Cove nuk është një mikroarkitekturë që Intel e ka krijuar nga e para. Në të vërtetë është një dizajn Willow Cove që Intel e ka përdorur në gjeneratën 11 të çipeve Tiger Lake me arkitekturë 10-nanometër. Tani kompania po e dërgon në arkitekturën 14-nanometër.

Duke qenë se këto dizajne ishin krijuar për arkitekturën 10-nanometër, Intel është i kufizuar në numrin e bërthamave që mund të vendosë në një pllakë 14-nanometër prej ku ka ardhur edhe reduktimi i bërthamave me këtë gjeneratë krahasuar me një vit më parë.

Por Intel këmbëngul se procesorët e rinj kanë performancë më të lartë dhe 19% më instruksione për frekuencë (IPC). Argumenti i Intel është i thjeshtë, numri i bërthamave nuk do të thotë çdo gjë.

Sipas testimeve të kompanisë Core i9-11900K ka mes 8 deri në 14% më performancë sesa Core i9-10900K në lojërat si Gears 5, Grid 2019, Microsoft Flight Simulator dhe Total War: Three Kindgoms. Madje Intel thotë se tejkalon edhe procesorin flagship Ryzen 9 5900X me marxhina të ngushta prej 3 deri në 11%.

LEXO EDHE:  Agjencitë Hapësinore të SHBA, Evropës dhe Japonisë dokumentojnë impaktin e koronavirusit në planet

Arkitektura e re sjell edhe përmirësime të tjera si deri në 50% grafika të integruara më të fuqishme krahasuar me gjeneratën 9.

Me siguri këto çipe do të shoqërohen nga karta grafike diskrete të rangut të lartë dhe statistikat në lidhje me grafikat e integruara nuk përbëjnë shumë rëndësi.

Procesorët rinj gjithashtu sjellin teknologjinë Resizable BAR për të rritur fps me kartat grafike Nvidia dhe AMD. Së bashku me procesorët e rinj Intel zbuloi edhe pllakat amë Intel 500 Series. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDintel