Harduer

Intel zgjeron linjën e CPU-ve Ivy Bridge

Publikuar , 09 Shtator 2012
0
Intel zgjeron linjën e CPU-ve Ivy Bridge

Intel ka zgjeruar linjën e procesorëve të vet Ivy Bridge me variante të reja ashtu si për celularë dhe desktop.

Të shoqëruara me modelet e reja, do të ketë gjithashtu ulje çmimesh për modelet ekzistuese. Ivy Bridge është pasues i denjë i Sandy Bridge, me arkitekturën e vet 32 nanometër, që përcaktuan ofertat e Intel Core në vitin 2011.

Dizajni 22nm kërkon më pak fuqi, krijon më pak nxehtësi dhe ofron performansë më të lartë se paraardhësit e vet.

Ndërmjet modeleve të reja të CPU-ve janë Core i5-3350P, i5-3330, i5-3334S dhe i5-3330S.

Këto modele janë të fiksuara në 3.10GHz, 30.GHz dhe 2.7GHz dhe respektivisht kanë çmimet 177$, 182$, 194$ dhe 177$. “P” në modelet 3350 do të thotë mungesa e një kartele grafike të integruar në të njëjtën kohë që të gjitha modelet i5 vijnë me një Turbo Boost por u mungon hyperthreading.

Për sa i përket modeleve i3 shohim modelet i3-3240, i3-3225, i3-3220, i3-3240T, i3-3220T që variojnë nga 2.8 në 3.4 GHz dhe me çmim nga 117$ në 138$. “T” simbolizon arkitekturën Sandry Bridge.

Edhe pse të gjitha i3 listohen si dybërthamëshe, ato janë të pajisura më hyperthreading. Gjithsesi ndryshe nga modelet i5, serisë së re i mungon Turbo Boost.

Më herët këtë vit Intel nxorri Ivy Bridge duke prezantur 14 modele të reja çipesh për mobil dhe dekstop. Në maj kompania nxorri një valë të dytë të çipeve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë që shndërron sinjalet e trurit në gjuhë të folur

Lajmet e fundit>