Softuer

Intel dhe Nokia së bashku në frontin e sistemeve operative

Publikuar , 16 Shkurt 2010
0
Intel dhe Nokia së bashku në frontin e sistemeve operative

MeeGo është një sistem operativ që qëndron mes një sistemi të qëndrueshëm operativ mobil dhe mes një sistemi operativ për netbook. Në fakt MeeGo është një hibrid i dy sistemeve opeative .

Një është Nokia Maemo, që së fundi është paraqitur në smartphone N900, dhe tjetri është Moblin nga Intel, një sistem operativ që si cak primar ka netbook-ët. Që të dy platformat janë me kod të hapur dhe bazohen Linux, ashtu  si do të jetë edhe MeeGo.

MeeGo ka për synim praninë në smartphone të avancuar, tablet, netbook, teknologji brenda veturave e edhe TV të lidhur me internet. Përkrahë arkitekturat ARM (zakonisht përdoren në smartphone të avancuar dhe smartbook) dhe procesorin Atom të Intel. Pajisjet e para pritet të lansohen në gjysmën e dytë të vitit 2010.

Tani mundet vetëm të imagjinohet sesi do të duket dhe do të sillet MeeGo , por është interesante që Intel dhe Nokia kanë vënë synim një bashkësi pajisesh mobile që nuk janë domosdoshmërisht smartphone apo laptopë. MeeGo ka për qëllim një kategori të re të sistemeve operative që ende nuk ka një emër – duke evoluar përreth tabletave por jo në mënyrë të veçantë për to.

Dihet se konkurrenca në përgjithësi ka marrë një qasje interesante ndaj sistemeve operative. Apple ka përshtatur iPhone OS për të përkrahur iPad. Dizajnerë tjerë të tabletave janë duke tentuar që të vënë në funksion Android. Microsoft po tenton të sjellë Windows 7 Starter në netbook dhe tablet PC (tek Archos 9 dhe tek produkti i paemëruar i HP-së).

Në anën tjetër Lenovo ka krijuar sistemin e vetë operativ për smartbook-un e saj Skylight dhe për tabletin IdeaPad U1.

LEXO EDHE:  Debuton WordPres 5.0 me editorin e ri Gutenberg

Nokia_N900_674669262.jpg

Strategjia e Google me Chrome OS mund të jetë e ngjashme me MeeGo. Deri më tani, Google vetëm ka diskutuar sistemin operativ Chrome në kontekst të netbook, por sikurse MeeGo, ai përkrahë edhe arkitekturën x86 e edhe atë ARM. Kjo hap dyert drejt tablet PC, smartbook dhe smartphone.

Ueb faqja e MeeGo thekson se kodi burimor (dhe me shpresë edhe disa informata të mëtutjeshme) do të ofrohen gjatë javëve të ardhshme, por ka kuriozitet rreth asaj se kush do të përdor sistemin operativ.

Nëse prodhues tjerë përveç Nokia-së shprehen të gatshëm për të vendosur MeeGo-në në pajisjet e tyre, atëherë mund të presim një konkurrent të denjë për ofertat e Apple, Google dhe Microsoft.

Lajmet e fundit>