Biznes

Intel Itanium tejkalon shitjet e AMD Opteron

Publikuar , 08 Shkurt 2010
0
Intel Itanium tejkalon shitjet e AMD Opteron

Dhe sipas IDC shitjet e Itanium kanë kaluar të gjitha shitjet e SPARC për herë të parë qysh prej momentit të shpalosjes. Kjo ishte në vitin 2001 dhe ishte kulmi i ëndrrave të ish shefit ekzekutiv Andy Grove për një mikroprocesor që ishte vërtetë me rëndësi kritike për misionin e kësaj kompanie.

Asnjëherë më parë Intel nuk ka vendosur dy miliardë transistorë në një transistor. Prezantuesi u shpreh se në rast se do të tentohej të klikohej në sllajdet e tija dhe nëse ato do të ishin 2 miliard, atëherë do të duheshin 62 vite për shfletimin e tyre.

Intel ka vendosur gjashtë mikroprocesorë në platformën e saj të fundit. Por konsumatorët e nivelit të korporatave po kërkojnë mbrojtje të investimeve. E kjo do të jetë hera e parë që Intel do të jetë në gjendje të lidhë tetë mikroprocesorë të “pangjitur” dhe të pa “ngritur” dhe që të gjithë mund të ndërlidhen mes vete në mënyrë të padukshme sikurse sistemet 64 socket, të cilat do të ofrohen nga HP.

Intel po lëviz drejt lidhjes së brendshme Quick Path që sjellë rritje të performancës prej 9 herë dhe gjithashtu kjo kompani është duke shkuar për DDR3 kështu që sistemet të zgjasin për shtatë vjet ose më shumë.

Sistemet 9300 Itanium do të fillojnë lansimin në 90 ditët e ardhshme. Mënyra sesi Intel ka dizajnuar transistorët është 100 herë më fuqishëm sesa gjeneratat e mëhershme. Intel gjithashtu ka dyfishuar për herë të parë edhe mbrojtjen e të dhënave të pajisjes.

Intel ka gjashtë OEM – Inspur, HP, NEC, Hitachi, Supermicro dhe Groupe Bull, në Francë.

LEXO EDHE:  Tesla hap filial në Kinë

Lajmet e fundit>