Biznes

Intel poston çerekun më të mirë me të hyra

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
Intel poston çerekun më të mirë me të hyra

Shitjet e prodhuesit më tëmadhtëi çipave në botë për PC dhe server kanë vazhduar me rritje në çerekun e dytë, duke i ndihmuar kompanisë të postojë shitjet dhe profitiin më të mirë ndonjëherë për një çerek. Kjo rritje është paraqitur mu para fytyrës së shqetësuar të investitorëve të cilët ishin në halle me krizën Evropiane dhe ndikimin e saj në shitjet për Intel, dhe në tërë sektorin e teknologjisë në muajt në vazhdim.

Qysh prej mesit të muajit prill, stoku i Intel ka rrëshqitur më shumë se 13 për qind dhe shumë stoqe të kompanive tjera teknologjike kanë rënë bashk me të. Por fitimet e fuqishme të postuara me raportin e ditës së martë, i kanë dhënë një shtytje të menjëhershme stokut të Intel.

“Kërkesat e fuqishme për konsumatorë të korporatave për mikroprocesorët tanë më të avancuar ka ndihmuar që Intel të arrijë çerekun më të mirë në historinë 42 vjeçare të kompanisë” tha Paul Otellini, CEO i Intel, në një deklaratë të parapërgatitur. “Segmentet PC dhe server janë të shëndetshme dhe k[rkesa p[r teknologjin[ e shkallës më të fundit do të vazhdojë të rritet për një të ardhme të parashikueshme”.

Intel ka thënë se të hyrat neto janë rritur në 2.9 miliar dollarë, që është një rritje nga një humbje prej 400 milion dollarë para një viti.

Shitjet e procesorëve të Intel për PC u rrit 2 për qind nga çereku i parë, gjersa ato të serverëve ranë 13 për qind. Të hyrat nga çipat Atom të Intel, që në shumicën e rasteve gjinden tek mini-laptop dhe netbook, janë rritur 16 për qind në krahasim me çerekun e parë. Kjo rritje arrin në mesin e top pesë rezultateve të çerekeve që Intel në muajin prill, ka theksuar se ishin më të mirët për atë periudhë.

LEXO EDHE:  Jep dorëheqjen arkitekti i Avast Vince Steckler

Intel gjithashtu ka parashikuar gjithashtu se do të sjellë të hyra mes 11.2 miliard dollarë dhe 12 miliard dollarë në shitje gjatë çerekut të ardhshëm, duke arritur në maje të parashikimeve të analistëve.

Intel për së afërmi ka përcejllë parashikimet e analistëve dhe kjo tregon se kjo kompani tenton të sinjalizojë një rritje në kërkesa për shpenzime teknologjike nga konsumatorët dhe bizneset, dhe që ësthë një shenjë se ekonomia po përmirësohet.

Rezultatet e kompanisë kanë ndikuar edhe në rritjet e stoqeve të kompanive tjera duke përfshirë Microsoft, Apple, Dell dhe Hewlett-Packard, ku që të gjithë bazohen në shitje të mëdha të kompjuterëve.

Në anën tjetër konkurrenca AMD, pritet që të raportojë të hyrat më vonë gjatë kësaj jave.

Lajmet e fundit>