Softuer

Intel prezanton softuerin e saj në IDF 2009

Publikuar , 22 Shtator 2009
0
Intel prezanton softuerin e saj në IDF 2009

Gjersa korporata Intel po tejkalon fushat e biznesit të saj bërthamë për krijim të mikroprocesorëve për laptop dhe dekstop, prodhuesi i çipave është duke u paraqitur në skenë edhe si prodhues i softuerit.

Caku i vënë para është sigurisht prodhimi i pajisjeve të llojeve të shumta që funksionojnë më së miri me çipat e Intel.

Një shembull: Intel është duke përkrahur një projekt me kod të hapur të quajtur Moblin, që është një sistem operativ për pajisje mobile.

Në IDF 2009 (Intel Developers Forum), gjatë ditës së martë shefi ekzekutiv Paul Otellini gjithashtu prezantoi këtë softuer që prodhuesit e kompjuterëve mund ta përdorin për të krijuar aplikacione të shumta ashtu sikurse ka bërë Apple për pajisjen e saj iPhone. Projekti i Intel do t’i lejojë programorët të shkruajnë aplikacione që punojnë në shumë sisteme operative dhe në lloje të ndryshme të kompjuterëve, duke shfrytëzuar çipat e Intel.

Intel thekson se do të eliminojë ‘programimin masiv’ që tani kërkohet për aplikacione që dëshirohet të përshtaten për të punuar në pajisje të shumta.

LEXO EDHE:  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare platformë online për ankesat e qytetarëve

Lajmet e fundit>