Harduer

Intel synon procesor me 1,000 bërthama

Publikuar , 21 Nëntor 2010
0
Intel synon procesor me 1,000 bërthama

Në fakt sipas hulumtuesit të Intel Timothy Mattson, arkitektura për Singel Chip Cloud Computer (SCCC) 48 bërthamësh është e mundshme që të rris kapacitetin dhe të sjellë mundësinë e rritjes së bërthamave.

“Kjo është një arkitekturë që në parim mund të zmadhohet dhe të përfshijë deri në 1,000 bërthama” shpjegoi Mattson në një deklaratë të cituar nga IDG, në konferencën “Supercomputer 2010”. “Për shkak se unë thjeshtë, mund të shtojë, shtojë, e vazhdojë të shtojë bërthama.

Megjithatë Mattson theksoi se pas tejkalimit të shifrës prej 1,000 bërthama, diametri i rrjetës – apo lidhjeve mes bërthamave në një çip  mund të tejkalojë parametrat e madhësisë optimale dhe mund të ndikojë negativisht në performancë.

Pavarësisht kësaj, Mattson theksoi se në të ardhmen industria e mikroprocesorëve ka gjasa që të sjellë çipa me më shumë e më shumë bërthama në ta. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Samsung nxjerr në shitje SSD me kapacitet të lartë dhe kosto të ulët

Lajmet e fundit>