Biznes

Inteligjenca Artificiale, 4.800 mld dollarë fitime brenda vitit 2022

Jan 25 2018
0 Shpërndarje
63% e drejtuesve të pyetur thotë se kompania e tyre mund të krijojë vende të reja pune, falë teknologjive të reja dhe 72% mendon se këto janë strategjike për të qenë konkurrues në treg. Inteligjenca Artificiale, 4.800 mld dollarë fitime brenda vitit 2022

Brenda vitit 2022, Inteligjenca Artificiale mund të rrisë të ardhurat e kompanive me 38% dhe punësimin me 10%, duke u fokusuar në trajnimin e punonjësve në teknologjitë e reja. Për ekonominë botërore, kjo do të përkthehej me një rritje të fitimeve baras me 4.800 miliardë dollarë.

Ky sipas një raporti të Accenture që analizon ndikimin e Inteligjencës Artificiale te kompanitë dhe punësimi, bazuar në intervista te drejtuesit e lartë dhe punonjësve në kompani në 11 vende të botës, i prezantuar në Davos.

63% e drejtuesve të pyetur thotë se kompania e tyre mund të krijojë vende të reja pune, falë teknologjive të reja dhe 72% mendon se këto janë strategjike për të qenë konkurrues në treg.

Edhe punonjësit janë optimistë: 62% mendojnë se Inteligjenca Artificiale do të ketë ndikim pozitiv në punën e tyre, 69% mendon se do të jetë vendimtare për zhvillimin e aftësive që do t’ju lejojnë të punojnë me teknologji inteligjente. /Monitor

LEXO EDHE:  Samsung investon 22 miliardë dollarë në inteligjencën artificiale dhe 5G-në

Lajmet e fundit>