Blog

Inteligjenca artificiale mund të identifikojë sulmet në zemër nga një rrahje e vetme e saj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shtator 2019
0
Sulmet në zemër janë një gjendje progresive e cila ndikon në mënyrën sesi gjaku pompohet në trup. Studimi tregon se 5 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me një sulm në zemër pa qenë në dijeni. Inteligjenca artificiale mund të identifikojë sulmet në zemër nga një rrahje e vetme e saj

Doktorët mund të identifikojë rastet e sulmit në zemër nga një rrahje e vetme e saj me 100% saktësi duke përdorur një rrjet neural të bazuar në inteligjencën artificiale.

Sipas një studimi të fundit publikuar në Biomedical Signal Processing and Control Journal, tashmë kjo është e mundur falë teknologjive të reja.

Studimi i udhëhequr nga hulumtuesit e Universiteteve të Surrey, Warwick dhe Florence tregon se inteligjenca artificiale mund të identifikojë sulmet në zemër duke analizuar vetëm një rrahje në elektrokardiograme.

Sulmet në zemër janë një gjendje progresive e cila ndikon në mënyrën sesi gjaku pompohet në trup. Studimi tregon se 5 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me një sulm në zemër pa qenë në dijeni.

Hulumtuesit thonë se këto shqetësime tashmë mund të adresohen përmes rrjeteve neurale të cilat janë më të afta të analizojnë struktura të dhënash. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Debutimi i Galaxy Fold jo përpara Korrikut

Lajmet e fundit>