Analiza

Inteligjenca artificiale mund të ketë thyer autentikimin CAPTCHA

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Inteligjenca artificiale mund të ketë thyer autentikimin CAPTCHA

recaptcha-example-100066407-origI keni parasysh ato imazhet e ngatërruara tekst me emrin “CAPTCHA”, të cilat duhet t’i plotësoni kur regjistroheni diku me qëllim që sistemi të kuptojë që jeni vërtet një njeri dhe jo një kompjuter që po bën vperimet? Vicarious është një kompani nga Kalifornia e cila operon në fushën e inteligjencës artificiale.

Së fundmi, ata kanë deklaruar se kanë shkruar softuerë që janë të aftë të thyejnë këtë mënyrë autentikimi me një saktësi prej 90%.

Nëse është e vërtetë, atëhere softueri mund t’ia dalë mbanë madje edhe më mirë se shumica e njerëzve, të cilëve u duhet shpeshherë t’i plotësojnë nga disa herë karakteret para se të qellojnë në shenjë ato të saktat.

Fjala “CAPTCHA” qëndron për “Completely Automated Public Turing test to tell Computers and Humans Apart”, pra një test totalisht i automatizuar për të dalluar nga njëri-tjetri njerëzit dhe kompjuterët.

Ato janë projektuar për të mbajtur larg hakerët nga pushtimi i uebfaqeve përmes mënyrave të automatizuara. Duke shkruar atë që kërkohet në imazh, ju i vërtetoni sistemit se jeni vërtet një qenie njerëzore e cila synon ta aksesojë atë.

Vicarious raporton një saktësi prej 95% kur bëhet fjalë për një fjalë të vetme dhe 90% nëse janë dy fjalë për t’u dalluar.

Por cila është dobia e këtij inovacioni? Analistët e kompanisë shprehen se këto janë hapat e para në zhvillimin e metejshëm të inteligjencës artificiale, duke e mësuar kompjuterin se si të funksionojë në mënyrë të ngjashme me mendjen njerëzore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook hedh hapin e parë drejt integrimit me Instagram dhe WhatsApp

Tags >

internet
Lajmet e fundit>