Harduer

Inteligjenca artificiale vihet në përdorim për parandalimin e sëmundjeve parazitare

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Qershor 2021
Por vitin e kaluar DeepMind ka arritur të krijojë struktura proteinash me të njëjtën saktësi dhe vetëm në disa ditë. Inteligjenca artificiale vihet në përdorim për parandalimin e sëmundjeve parazitare

Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të parandaluar përhapjen e disa prej sëmundjeve parazitare më vdekjeprurëse në vendet në zhvillim.

Një ambicie e kompanisë teknologjike DeepMind në pronësi të Alphabet/Google, inteligjenca artificiale do të përdoret për trajtimin e sëmundjeve të Chagas dhe Leishamiazës.

Shkencëtarët kanë shpenzuar vite në laboratorë për të krijuar një hartë të strukturave të proteinës.

Por vitin e kaluar DeepMind ka arritur të krijojë struktura proteinash me të njëjtën saktësi dhe vetëm në disa ditë.

Njohja e strukturës 3D të një proteine është jetike për zhvillimin e medikamenteve mjekësore për trajtimin e tyre.

Dy sëmundjet e lartpërmendura prekin deri në 23 milionë njerëz në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e AMD që rrit performancën në lojëra vjen tek seritë Ryzen 3000