Vëzhgim

Internet, bëhu gati për IPv6

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Internet, bëhu gati për IPv6

Shefi ekzekutiv i “American Registry for Internet Numbers”, u ka thënë audiencës së konferencës FutureNet se 18 muajt e ardhshëm do të përfaqësojnë një “Ditë Gjykimi” për ISP që ende mendojnë se mund të ecin tutje duke përmirësuar efikasitetin e përdorimit të IPv4 adresave të tyre. Sipas tij, vendimi përfundimtar është se nuk do të ketë më adresa IPv4 në një vit apo maksimalisht një vit e gjysmë.

“Ne do të fillojmë me refuzimin e kërkesave për adresa IPv4” tha Curran. “Realiteti është se këto adresa po na hargjohen”.

IPv6 është gjenerata e ardhshme e shtresës së protokollit të internetit që është dizajnuar nga Task Forca Ixhinierike e Internetit (IETF) për të zgjidhur një problem me mangësinë e adresave IP nën protokollin e tanishëm të internetit, IPv4.

Gjersa IPv4 ka një numër të limituar prej rreth 4 miliard IP adresave, IPv6 do të ofrojë shumëfishë më shumë, përkatësisht në sasi prej rreth 340 miliard miliard miliard miliard sosht (3.4 x 1036 për të qenë më të saktë).

Megjithatë problemi prapa avokatëve të IPv6 dhe ISP-ve, është se shumë ISP nuk po shohin logjik në investimin e kohës dhe të hollave në zhvillimin e IPv6 gjatë një recesioni, kur ata kanë nevoja më të mëdha në reparte tjera.

Përveç kësaj, Curran tha se thjeshtë kalimi në IPv6 nuk do të jetë një tranzicion i pastër pasi që IPv6 nuk është i përshtatshëm me IPv4. Pra kjo do të thotë, se ISP-të duhet të përkrahin të dy protokollet për të ecur në të ardhmen, pasi që adresat e zakonshme të IPv6 lidhen mes vete përmes rrjeteve IPv4, duke dërguar të dhënave IPv6 përmes pakove IPv4 dhe më sa duke “udhëtuar” përmes rrjetit më të vjetër. Me fjalë të tjera, nuk ka ndonjë rrugë të thjeshtë pë të prekur butonin dhe për të shtyrë secilin rrjetë të kalojë në IPv6 pa ruajtur IPv4.

LEXO EDHE:  Facebook po teston një buton 'Create' për reklama, ngjarje dhe mbledhje fondesh

“Do të ketë dy rrjete, nuk ka rrugë të qartë për të zgjidhur këtë problem” tha ai. “Për dekadat e ardhshme ne do të punojë në IPv4 paralel me IPv6”.

Prej një pike praktike, Curran rekomandoi që ISP-të të fillojnë e përgatitjen e konsumatorëve të tyre për të kaluar menjëherë në IPv6 duke u ofruar atyre lidhje përmes edhe IPv4 e edhe IPv6.

Ai theksoi se ndoshta kërkesa për IPv6, mund të mos jetë e fuqishme në këto momente, por kjo do të ndryshojë menjëherë në momentin kur ARIN të mbetet pa adresa IPv4, gjatë 18 muajve të ardhshëm.

“Lajmi i mirë është se IPv6 nuk do të largohet për disa shekuj. Duhet të kalojë një kohë shumë e gjatë, derisa dikush do të duhet përsëri të kujtohet për diçka të re”.

Tags >

IPv6
Lajmet e fundit>