Lajmet

Internet broadband fiks, ALBtelecom humbet ndërsa Vodafone rritet

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Shtator 2021
Operatori më i madh në vend ALBtelecom ka shënuar një tre negativ për 12 muajt e fundit me rënie të vazhdueshme të numrit të pajtimtarëve. Internet broadband fiks, ALBtelecom humbet ndërsa Vodafone rritet

Numri i pajtimtarëve me akses në internet broadband përmes linjave fikse ishte 527 mijë në tre mujorin e dytë të 2021, një rritje me 11.5% krahasuar me një vit më parë.

Raporti i fundi i AKEP zbulon se 57% e pajtimtarëve me akses interneti broadband në rrjete fikse kishin paketa të integruara telefon, internet dhe TV. 18% e tyre kishin të tre shërbimet.

Operatori më i madh në vend ALBtelecom ka shënuar një tre negativ për 12 muajt e fundit me rënie të vazhdueshme të numrit të pajtimtarëve.

Në tre mujorin e dytë kishte 121 mijë abonentë, një rënie me 8.7% krahasuar me një vit më parë dhe 2.1% me tre mujorin paraardhës.

Vodafone hyri në tregun e shërbimeve fikse me blerjen e ABCom në 2019-ën dhe tashmë ka kapërcyer kufirin e 100 mijë abonentëve. Në tre mujorin e dytë të 2021 kishte 104 mijë abonentë ose rritje me 20% krahasuar me një vit më parë.

Tring Communication është operatori i tretë më i madh në vend me 59 mijë abonentë. Më pas vjen Abissnet me 41 mijë abonentë, Digicom me 23 mijë dhe Nisatel me 18 mijë abonentë.

Ajo që bie në sy në raportin e AKEP është rritja e madhe e operatorëve alternativë, të cilët janë operatorë kryesisht lokalë. Në tre mujorin e dytë të 2021 ata kishin 156 mijë abonentë ose një rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Operatorët celularë, fitimet mbeten të ulëta